Hysni Gucati, gjendet në shtëpinë e tij në fshatin Morinë të Skenderajt.
Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ardhur për ngushëllime tek familja e tij, pasi që të premten i ka vdekur babai i tij, Avdullahu.
Gucati nuk u lejua që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.
Aktualisht ai po qëndron në shtëpi, larg tendës ku familjarët po i presin njerëzit e afërt dhe miqtë për ngushëllime.














