Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I duhur apo gabim vendimi i MASHT-it për subvencionimin e teksteve shkollore? | Flasin njohësit e fushës së arsimit

15/08/2024 - 10:29
në Lajme
A A
I duhur apo gabim vendimi i MASHT-it për subvencionimin e teksteve shkollore? | Flasin njohësit e fushës së arsimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe në këtë vit të ri shkollor furnizimi i teksteve shkollore për nxënësit do të bëhet sikuse vitin e kaluar, pra, me anë të subvencionimit në llogaritë bankare të prindërve.

E këtë e bëri të ditur, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Invoacionit, gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media.

Në lidhje me furnizimin e teksteve shkollore, njohësi i arsimit, Rinor Qehaja në një intervistë për GazetaBlic thekson se ky subvencionim i tillë është në kundërshtim me buxhetin që e redukton hallkën e shpërndarjes së teksteve shkollore, i cili thotë se prindërit janë përgjegjës pasiqë i’u kanë mbetur edhe dy javë kohë për t’i furnizuar fëmijët e tyre me libra.

“Ky subvencionim është efikas nga një këndvështrim buxhetor pikë së pari, por, logjistikisht pa dyshim e redukton atë hallkën e shpërndarjes së teksteve shkollore. Unë e rikujtojë se çka ka ndodh në të kaluarën, shpërndarja është bërë nga ministria tek shtëpitë botuese , shtëpitë botuese në drejtori komunale, drejtoritë komunale tek drejtori i shkollës, drejtori i shkollës tek kujdestarët, me arritë tek nxënësi, në këtë zingjirë të këtij numëri kaq të madh të akterëve, padyshim ka hapsirë për neglizhencë, për jollogaridhënie dhe na sjellin me vonesa. Mirëpo, me një blerje të drejtpërdrejt përmes subvencionimit qysh e ka prezantu qeveria, në këtë rast përgjegjësia bie tek prindërit të cilët tashmë i kanë dy javë kohë për të bërë blerjen e teskteve shkollore dhe për të furnizuarë të gjithë nxënësit”, u shpreh Qehaja.

Tutje, MAShTI njofton se për fëmijët nga klasa e parë deri te e pesëta shuma e subvencionimit do të jetë me 80 euro, ndërsa për fëmijët nga klasa e gjashtë deri tek e nënta do të jetë 110.

E këtë çmim njohësi i arsimit, nuk e sheh as të tepërt e as të pakët, që sipas tij kjo shumë e subvencionimit duhet të jetë në përpudhje me të gjithë shumën e blerjes së teksteve shkollore.

“Ky çmim që është prezantuar në subvencionim korrespodon me çmimin e teksteve shkollore, pra, as nuk është më i tepërt e as më i pakët, së paku kështu shpresojmë shumë që të jetë dhe i kalkuluar nga Ministria e Arsimit. Në të kundërtën nuk ka kuptim subvencionimi prej 80 eurove nëse tekstet për nivelin e parë kushtojnë 200 euro. Shuma e subvencionimit duhet të jetë në përputhje me shumën blerësve për tekstet shkollore”, tha ai.

Ndërsa, organizata “ETEA” dje ka publikuar si rikujtim analizën statistikore të bërë gjatë fillimit te vitit shkollor 2023/2024 që ka të bëjë mbi ndikimet e modalitetit në mbarëvajtjen e procesit mësimor me rreth 500 mësimdhënës në të gjitha komunat e Kosovës.

Një ndër pyetjet e parashtruar për mësimdhënësit në analizën e realizuar është: “A vlerësoni se duhet të vazhdohet me transferimin e mjeteve tek prindërit / kujdestarët për blerjen e teksteve shkollore apo MASHTI ta përmbyll këtë proces përmes tenderimit sikurse gjatë viteve të kaluara?”.

Por, nga 506 mësimdhënës të anketuar afër 70% e tyre janë deklaruar se nuk e përkrahin vendimin e MAShTI-t në lidhje me subvencionimin, por, që të vazhdoj procesin përmes tenderimeve.

I pyetur Qehaja se si e sheh këtë vlerësim të mësimdhënsve u shpreh se në çfarëdo alternative që vendos MASHTI të bëjë furnizimin e teksteve shkollore nuk i’u takon mësimdhënsve të gjykojnë mbi to.

“Çfarë alternative shpërndahen tekstet shkollore nuk ju takon mësimdhënsve me gjyku, pasiqë janë institucione qeveritare ata që prezantojnë alternativa të cilat mbi të gjitha ju shërbejnë interesave shtetërore. Ju shërbejnë interesave shtetërore në kursim të buxhetit dhe më e rëndësishmja na garantojnë shpërndarje në kohë të tekstit shkollor. Pra, përderisa teksti shkollorë arrinë në institucionet arsimore para 2 shtatorit, atëherë nuk ka hiç fare rëndësi qysh ka ndodhë shpërndarja, a ka shku prindëri drejtpërdrejt në biblotekë, në librari me bë blerjen apo është shpërndarë nga komuna tek drejtori, nga drejtori në klasë, kjo është irevelante atij qëllimit të mirë për shpërndarje në kohë të teksteve shkollore”, përfundoi ai.

E mospërkrahjen e subvencionimit nga ana e mësimdhënësve e sheh shqetësues autori i kësaj analize statistikore AgonAhmeti, i cili në një prononcim për GazetaBlic tha se padyshim që është shqetësuese një gjë e tillë, pasiqë shumica e mësimdhënsve kanë hasur vështirësi në realizimin e plan-programit për shkak të mungesës së teksteve shkollore.

“Padyshim, është shqetësues fakti që 69.6% e mësimdhënësve nuk e përkrahin modelin e subvencionimit të librave përmes prindërve, pasi shumica e mësimdhënësve kanë hasur vështirësi në realizimin e plan-programit për shkak të mungesës së teksteve shkollore. Kjo situatë vendos në pah se modeli aktual i furnizimit me tekste shkollore nuk ka siguruar që të gjithë nxënësit të jenë të pajisur me materialet e nevojshme mësimore. Gjithsesi, duhet pasur parasysh se arsyeja kryesore e mosfurnizimit te plote të nxënësve me libra ka të bëjë me faktin se MAShTI ka vendosur që të ndryshoj modalitetin e furnizimit vetëm një javë para fillimit të vitit të ri shkollor 2023/24”, theksoi Ahmeti.

E, që sipas tij ende më shqetësues është fakti se përkundër situates së krijuar vitin e kaluar nga vendimmarrja e vonë, MAShTI sërish ka marr një vendim të tillë vetëm dy javë para shtatorit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë