Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Çlirim Gërbeshi ka publikuar në Facebook një video ku thotë se dëgjohet vëllai i shefit të personelit të komunës së Prishtinës, duke i thënë një inspektori të komunës se “i ke marrë 8 mijë euro” për të mos e rrënuar një objekt që vëllai i Fadil Aliut e ka ndërtuar në Kalabri pa lejen e komunës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që urgjentisht ta trajtojnë këtë rast, siç e ka quajtur ai të korrupsionit klasik.
“Por jo vetëm këtë – edhe shumë çështje e raste të tjera, sepse korrupsioni dhe kriminaliteti po mbizotërojnë në Komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga LDK-ja.” – shkruan Gërbeshi.
Postimi i plotë dhe VIDEO:
Sa i thellë është korrupsioni në Komunën e Prishtinës e dëshmon kjo video, ku shihet dhe dëgjohet qartë vëllai i shefit të personelit të Komunës së Prishtinës, duke i thënë një inspektori të komunës se “i ke marrë 8 mijë euro” për të mos e rrënuar një objekt që vëllai i Fadil Aliut e ka ndërtuar në Kalabri pa lejen e Komunës.
I bëj thirrje organeve të drejtësisë që urgjentisht ta trajtojnë këtë rast të korrupsionit klasik, por jo vetëm këtë – edhe shumë çështje e raste të tjera, sepse korrupsioni dhe kriminaliteti po mbizotërojnë në Komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga LDK-ja.