Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I mbijetuari i masakrës së Reçakut rrëfen tmerrin: I kanë lënë pa sy e pa zemër, ka pas edhe pa kokë

15/01/2023 - 16:02
në Kryesore, Lajme
A A
I mbijetuari i masakrës së Reçakut rrëfen tmerrin: I kanë lënë pa sy e pa zemër, ka pas edhe pa kokë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I mbijetuari i masakrës, Aziz Beqiri, jeton me kujtimet e pamjet e tmerrshme të trupave të vrarë e të masakruar. Ai rrëfeu mëngjesin e 15 janarit, ditën kur u vranë më shumë se 40 civilë.

“Ju kanë hequr zemrën dhe mushkërinë”, shprehet ai derisa tregon se si kishte parë trupat e fëmijëve, grave, e pleqve ne Kodrën e Bebushit.

Ai kujton mëngjesin e 15 janarit dhe thotë se atë çfarë i kanë parë sytë është një tmerr.

“15 janari ka qenë një tmerr i madh për katundin tonë, është bërë masakër e paparë me sy dhe neve edhe para kësaj date janë munduar të na provokojnë e kanë tentuar të hyjnë, kanë plagosur civilë, mirëpo më 15 janar kanë vrarë 44 civilë. Rreth orës 06:45 na kanë rrethuar, kanë pas një armëpushim pasi ka qenë Ramazan (muaji i shenjtë për myslimanët) dhe tre ditë para Bajramit, në natën e madhe ndodhi kjo. Kanë vrarë në çdo lagje dhe këta 29 (persona) janë hy me një shtëpi i kanë marrë, i kanë shti në oborr e kanë ushtruar dhunë fizike kundër tyre, i kanë molisur dhe më pas ju kanë thënë dilni se ju shpëtojnë UÇK-ja. Kur na kanë rrethuar neve, kanë hyrë në stacionin e policisë në njërën anë dhe kanë hyrë në çdo lagje duke ushtruar dhunë, kemi njerëz që ju kanë hequr edhe zemrën e mushkëritë”, tregon ai.

Po atë ditë, Azizi thekson se nuk e dinin saktë se sa është numri i të vrarëve në Reçak dhe bashkë më të mbijetuarit e tjerë kishin shkuar në mal. Ai rrëfen se si panë trupat e masakruar.

“Mirëpo në ditën e parë ne i kemi lajmëruar si të kidnapuar 17 të vrarë, 13 të plagosur, sepse nuk kemi qenë në dijeni çfarë është bërë, nuk kishte dëshmi çfarë ka ndodhur, secili ishin strehuar nëpër vende që të shpëtojnë. Më pas, me datën 16 (janar) kemi dalë me këqyr në mal mos ka të plagosur, mos ka nevojë ndokush për ndihmë, pra kemi qenë rreth pesë persona që jemi dalë të shikojmë terrenin, dhe kur jemi dal një shok i imi ka qenë para meje dhe i kam thënë nëse takohesh me ata ma bëjë me dije, pasi ishim lodhë dhe kisha frikë se po alivanosesha. Ai më ka thirr dhe e kam pyet nëse ka diçka e më tha që këtu i paskan vra të gjithë. Kam shkuar të ata dhe i kam thënë shokut t’ia marrim shënimet e t’i lajmërojmë tek ai që ka qenë për informim, Fehmi Mujota. I morëm emrat, ka pas njerëz prej katundit tim që edhe nuk i kam njohur siç i kishin masakruar duke i lënë pa sy e pa zemër, ka pas edhe pa kokë… I kemi marrë shënimet dhe i larguam, edhe pse thoshin se po dalin prapë serbët mirëpo ne vazhduam. Kur jemi dalë të xhamia, një dron vëzhgues dhe tha a po dini në Reçak se si është gjendja, sepse edhe para se me ndodh kjo ne kemi pas takime me vëzhgues çdo ditë, sa ka popullate e sa po tërhiqen dhe ja tregova gjendjen, pasi e kërkoi… Gjithë ditën ka pas vëzhgues, gazetarë e diplomantë. Më pas erdh një pëlqim një katund që t’i tubojmë kufomat në xhami me 16 dhe t’i varrosim me datën 17 dhe kërkuam ndihma Petrovën, dhe na ndihmuan, gjithë natën i kemi mbuluar me nga një peshqir për t’i varrosur me 17”, shton ai.

Lexo edhe: “Morëm garanci të forta”, Petkoviq: Vuçiq u kërkoi serbëve t’i heqin barikadat
Ai kërkon drejtësi për të gjithë banorët e fshatit, të cilën u vranë mizorisht 24 vjet më parë.

“Mos të mendojë edhe BE dhe ndërkombëtarët që është demokratizuar kryetari i Serbisë që sot mundohet të gënjejë për ambasadorin Ëalker, mirëpo gjendjen reale e ka treguar ky dhe këtë e quajmë hero dhe është njeri me vlerë për ne”, thotë ai.

24 vjet më parë në fshatin Reçak u vranë e masakruan mbi 40 banorë. Një ditë më pas, ambasadori Ëilliam Ëalker kishte deklaruar publikisht se është krim kundër njerëzimit dhe gjenocid.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë