Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin, Nertil Buzi, të dorëzohet është zhvilluar pak minuta më parë, por pa rezultat.
Top Channel raporton se ai vijon të qëndrojë i vetëm brenda automjetit të tij prej më shumë se tre orësh, duke refuzuar çdo thirrje të policisë.
Forcat e rendit kanë tentuar disa herë ta bindin të vetëdorëzohet, ndërsa në terren janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të gatshëm për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.
Operacioni vijon dhe zona mbetet e rrethuar nga forca të shumta policore.
Buzi dyshohet se mëngjesin e sotëm ai vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, 55-vjeçarin Arben Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka.
Më pas ai u arratis nga vendngjarja duke marrë peng edhe ish-partneren, të cilën e la të lirë disa orë më pas, pasi forcat RENEA rrethuan zonën.
Forca të shumta policie, efektivë të Forcës së Posaçme Operacionale, Forcës Kombëtare të Sigurisë (RENEA), Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier vijojnë operacionin e gjerë në fshatin Çerven, në kufi me Mallakastrën, pranë fshatit Drenie, për kapjen e 35-vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin e tij./TCh/













