Marrja e veturave me qira dhe mos kthimi i tyre nga klientët në Kosovë, nuk janë raste të rralla.
Veriu.info mëson se kështu i ka ndodhur ‘Rent a Car MARA’ në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kompani të cilës nuk i janë kthyer dy vetura në vlerë rreth 200 mijë euro.
Siç mëson Veriu.info, vetura e mos kthyera janë një BMW dhe një PORCHE, të marra me qira nga dy shtetas suedez.
Veriu.info ka arritur të siguroj dokumentin e njërit klient me të cilin ai e ka marrë veturën dhe foton e tij.
Njëri nga përsonat përgjegjës brenda kompanisëe “Rent a car Mara”, i ka thënë gazetës Veriu.info se me datën 26 tetor e kanë marrë veturën e tipit Porsche, dhe pas dy dite e edhe BMW-në, të dyja të prodhuara në vitin 2022.
Kompania në fjalë ka provuar t’i kontaktojë në telefon, por thonë se numrat i kanë bllokuar. Sipas kompanisë, vlera e Porsche-s është 80 mijë euro dhe rreth 50 mijë euro ka kushtuar BMW-ja.


















