Partia Social-Demokrate ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në lidhje me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për politikanin e vrarë serb Oliver Ivanoviq.
Ata e kanë vendosur një improvizim të pllakës përkujtimore për Ivanoviqin, ku epitafi është bërë me fjalët e thëna pozitive të kryeministrit Kurti.
“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbahej i gjallë…” dhe “Ishte një person i përkushtuar për të luftuar për konteresat e komunitetit dhe qytetit të tij…” – shkruhet aty.
Ndërkohë, është vendosur edhe një kurorë lulesh, ku shkruhet “I pikëlluar, Albin Kurti!”
Kujtojmë se disa eksponentë të Qeverisë së Kosovës kanë provuar ta mbrojnë Kurtin për fjalët e tij. Ndërkohë, atij i doli edhe një video ku në mënyrë eksplicite e sulmonte Ivanoviqin për krime të bëra më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000.
Në këtë aksion mund ta shohim edhe kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj.












