Shoferi shumëvjeçar i Thaçit, Murat Tahiri, si dhe truproja i tij Lulzim Buja, të cilët që nga paslufta nuk e kishin lënë asnjëherë vetëm, kanë bërë të ditur që sot ishin për vizitë në Hagë.
“Mbi 20 vite rrugëtim, histori dhe besnikëri! Nder i veçantë që sot të takohem me bashkëluftëtarin e mikun tim më të mirë, Presidentin Historik, Hashim Thaçi. Biseduam gjatë për Kosovën tonë. Një ditë pafajësia juaj do të dalë në pah. E presim kthimin tuaj triumfues dhe do të vazhdojmë të ecim bashkë po aty ku e lamë. Kosovë, ke të fala shumë!”, ka shkruar Murat Tahiri











