Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale, Skenderaj ka dalë komuna më transparente në Kosovë për vitin 2022.
Në top 3 komunat më transparente hyjnë, Lipjani si e dyta dhe Mitrovica e treta, raporton Veriu info.
Pas publikimit të Indeksit për Transparenc, ka reaguar kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, duke e quajtur si super lajm.
Postimi i Fadil Nura:
Ja një super lajm! ✉️
I lumtur të ndaj me të gjithë ju komunikimin zyrtar që vjen nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), se KOMUNA E SKENDERAJT ËSHTË E PARA, në gjithë Kosovën sa i përket transparencës, një vlerësim i Indeksit të Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022.
E gjetëm në vendin e 15 në vitin 2021, ndërkohë që vetëm një vit më vonë shënuam një ngjitje rekord në krye të të gjitha komunave simotra, që vije si rezultat i një pune të mirë ekipore.
Ky publikim është vetëm një nga faktet e shumta të pakontestueshme të konstatimeve tona se ekipi ynë qeveris mbi përgjegjshmërinë profesionale, etiken njerëzore dhe mbi dy parimet e demokracisë; transparenca dhe llogaridhënia.
Falënderime të pafundme për të gjithë Ekzekutivin, punëtorët e Administratës në krye me Zyrën për Informim dhe të gjitha shërbimet tjera publike, për përkushtimin e shfaqur në punë, disiplinën dhe profesionalizmin e treguar.
Nderi më i madh në jetë, është t’u shërbej me nder!














