Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar Kuvendi Komunal në Vushtrri ka miratuar rregulloren e re ku e diela është vendoset ditë pushimi për punëtorët e sektorit privat, transmeton Veriu info.
Tahiri ka thënë se me këtë rregullore nuk do t’i dëmtojmë bizneset mirëpo do t’i mbrojmë punëtorët e sektorit privat.
Postimi i plotë:
E DIELA DITË PUSHIMI EDHE PËR PUNËTORËT E SEKTORIT PRIVAT
Pas një konsultimi të gjerë me biznese private, Kuvendi Komunal në Vushtrri, miratoi Rregulloren (KKV) Nr.02/2023 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të veprimtarive afariste-bizneseve në Komunën e Vushtrrisë, ku e diela do të jetë ditë pushimi edhe për të punësuarit në sektorin privat. Me këtë rregullore nuk do t’i dëmtojmë bizneset, por do t’i mbrojmë të punësuarit në sektorin privat, në mënyrë që edhe ata të kenë një ditë pushimi gjatë javës. Andaj, kërkojmë mirëkuptim dhe mbështetje nga bizneset dhe qytetarët, e po ashtu ju bëjmë thirrje edhe kryetarëve të komunave tjera, t’i bashkohen këtij veprimi human, i cili mbron punonjësit në sektorin privat.













