Komuna e Vushtrrisë që udhëhiqet nga Ferit Idrizi është vlerësuar sërish me 100% transparencë buxhetore nga Instituti GAP, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Kretari Idrizi ka thënë se do të vazhdojnë ta mbajnë Vushtrrinë shembull të qeverisjes së mirë.
“Do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim për ta mbajtur Vushtrrinë shembull të qeverisjes së mirë, të përgjegjshme dhe transparente!”, ka thënë kryetari Idrizi.
Postimi i plotë:
100% TRANSPARENCË BUXHETORE 🏆
Për të tretin vit me radhë, Komuna e Vushtrrisë vlerësohet 100% transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP.
Ky vlerësim konfirmon përkushtimin tonë për një qeverisje të hapur, të përgjegjshme dhe me duar të pastra, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parime mbi të cilat punojmë çdo ditë në shërbim të qytetarëve.✅
Do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim për ta mbajtur Vushtrrinë shembull të qeverisjes së mirë, të përgjegjshme dhe transparente!🤝













