
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bashkë me nënkryetarin, Shpëtim Zhegrova, kanë vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku për të shprehur respektin e mirënjohjen e thellë për familjarin e tyre, njofton Veriu Info.
Idrizi njoftoi se në vitin 2024 do të propozohet në Kuvendin e Komunës që heroi Afrim Bunjaku të shpallet “Nder i qytetit”.
“Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Afrim Bunjaku!”- ka shkruar Idrizi.
Postimi i plotë:
Në ditën e fundit të këtij viti, bashkë me nënkryetarin e Komunës Shpëtim Zhegrova, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur respektin e mirënjohjen e thellë për familjarin e tyre.
Atyre ju dhamë lajmin se në vitin 2024 do t’i propozojmë Kuvendit të Komunës, që heroin Bunjaku ta shpallim “Nderi i qytetit”.
Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Afrim Bunjaku!












