Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” ku është mirëpritur nga humanisti Halil Kastrati, dhe bashkëpunëtori i tij, Berat Kabashi.
Siç njofton Idrizi ai e ka përgëzuar humanistin Kastrati për punën e tij dhe veçanarisht për ndihmën dhënë familjeve në nevojë si dhe kontributin e tij për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve në komunën e Vushtrrisë.
“Humanistin Kastrati e përgëzova për punën dhe angazhimin që bënë pa ndalur, si për banorët që ishin aty por edhe për çdo familje në nevojë. Gjithashtu e falenderova për ndërtimin e shumë shtëpive për nevojtarët dhe për gatishmërinë e treguar për bashkëpunimet e radhës në komunën tonë. ” ka shkruar Idrizi.
Postimi i plotë i Idrizit:
VIZITË HUMANISTIT HALIL KASTRATI
Sot isha për vizitë në shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit “, ku u prita nga humanisti, z.Halil Kastrati dhe bashkëpunëtori i tij, z. Berat Kabashi.
Humanistin Kastrati e përgëzova për punën dhe angazhimin që bënë pa ndalur, si për banorët që ishin aty por edhe për çdo familje në nevojë. Gjithashtu e falenderova për ndërtimin e shumë shtëpive për nevojtarët dhe për gatishmërinë e treguar për bashkëpunimet e radhës në komunën tonë.
Faleminderit për pritjen dhe respektin!












