Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Iftari i kompromisit, a do t’i bëjë përsëri për vete Kurti deputetët e pakënaqur

19/04/2023 - 16:43
në Kryesore, Lajme
A A
Iftari i kompromisit, a do t’i bëjë përsëri për vete Kurti deputetët e pakënaqur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kurti mori pjesë mbrëmë në iftarin e organizuar nga deputetët që prej kohësh nuk pajtohen me partinë. Brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes janë hapur disa pista pakënaqësish. A ishte iftari i mbrëmshëm një flirt i Kurtit për ta kthyer pak nga vetja grupin e revoltuar të deputetëve, të cilët partia paralajmëroi ndëshkim, për shkak të qëndrimeve ndaj Kodit Civil? Hapi i Kurtit vjen në kohën kur LV-ja, e cila formalisht ka shumicën në Parlament, po përballet me mungesë numrash për t’i kryer punët aty.

Kryeministri Albin Kurti, iftarin e djeshëm e ka ngrënë në një restorant në dalje të Prishtinës. Aty prezente ishte edhe Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari. Siç njofton deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe pjesëmarrës të tjerë, iftarin e kanë organizuar deputetët e Kuvendit.

Sot u publikuan fotografitë e Kurtit me deputetët, me të cilët ka pasur papajtueshmëri në disa raste. Zbulohet nga fotografitë e pjesëmarrësve të tjerë se Kurti mbajti edhe një fjalim aty.

Të ulur në tavolinë: Eman Rrahmani, Albin Kurti dhe Gramos Agusholli
Foto: Gramos Agusholli/Facebook
“Foto nga iftari i mbrëmshëm, i organizuar nga disa prej kolegëve deputetë.Atmosferë e ngrohtë, me fytyra të buzëqeshura, duke i kujtuar mirësitë e muajit të bekuar”, shkroi Agusholli mbi albumin e fotografive nga mbrëmë.

Tashmë është i njohur një grup i deputetëve të LV-së me pikëpamje më të shquara fetare, që përbëhet nga Eman Rrahmani, Visar Korenica, Gramos Agusholli dhe të tjerë.


Deputetët e LV-së, nga e majta: Labinotë Demi-Murtezi, Eman Rrahmani, Visar Korenica, Alban Bajrami, Gramos Agusholli
Foto: Gramos Agusholli/Facebook
Vazhdimisht ishte raportuar për qasjen e këtyre deputetëve në disa çështje, që nuk përkonte me qëndrimet bazë të LV-së si parti, por Kurtit nuk i ka penguar kjo që t’i mbante afër para zgjedhjeve e t’i fuste në listën e deputetëve. Problemet mes këtij grupi dhe partisë nisën – së paku publikisht, – kur ata nuk po bindeshin ta votonin draft-Kodin Civil, specifikisht për shkak të nenit që i hapë rrugë regjistrimit të bashkësive civile të personave të gjinisë së njëjtë.

Raportohej për masa ndaj deputetëve që nuk po i bindeshin as Kurtit me bashkëpunëtorë që ua kërkonin votën pro Kodit Civil. Kishte edhe deputetë të tjerë, si Fjolla Ujkani, që kanë dalë kundër të drejtave të komunitetit LGBT-it, por përgjithësisht nuk i kanë vazhduar t’i theksojnë dallimet me partinë në tema të tjera. Tre deputetët, Rrahmani, Agusholli dhe Korenica, kishin krijuar një mini-grup të tyre dhe po veçoheshin nga pjesa tjetër e LV-së në Kuvend.

Në fillim të këtij viti, deputeti Rrahmani, duke publikuar një fotografi me dy kolegët ka paralajmëruar një vit “interesant”.


Eman Rrahmani/Facebook
Mospajtimet nisën për Kod Civil, por vazhduan edhe për tema të tjera. Deputeti Rrahmani ka shprehur pakënaqësitë e tij edhe në disa prej vendimeve ekonomike të Qeverisë. Ka pasur kritika për ndarjet e pakove ekonomike për rimëkëmbje dhe për qasjen e Qeverisë në kohën e grevës në Arsim. Në Kuvend, Rrahmani ka kritikuar ministrat e Qeverisë për “papërgjegjshmëri”.

“Unë me opozitën pajtohem. Asnjë arsye ministri nuk e ka mos me qenë sot këtu. Janë tu e cenu integritetin e secilit deputet, tu lajmëru 2 minuta para orës dhjetë. Kjo është e turpshme për të gjithë. Neve po na mundësohet me qenë funksional. Para kësaj nuk erdh ministri Shëndetësisë, para tij ministrja Arsimit.”, ka thënë Rrahmani, gjatë një mbledhjeje të Komisionit Parlamentar në tetor të vitit që shkoi.

Gjendja brenda Grupit Parlamentar të LV-së

Momentalisht shumicën parlamentare e përben Lëvizja Vetëvendosje dhe përfaqësuesit e pakicave joserbe. LV-ja ka 58 deputetë të vetë. Por, Qeveria e Kurtit nuk e ka mbështetjen e të gjithëve.

Kuvendi i Kosovës
Janë të njohura pamjet ku Shefja e Grupit Parlamentar të LV-së angazhohet fort për t’i pasur votat e deputetëve të saj, ashtu që të kalojnë ligjet e sponsorizuara nga Qeveria Kurti.

Kusari kontrollon nëpër sallë se kush po i lëviz dhe kush është prezent në “momentet kritike”, para se të ketë votim në Kuvend.

Një prej zyrtarëve të rëndësishëm të Qeverisë Kurti I, Haki Abazi, tani është opozita më e madhe e Qeverisë brenda partisë. Me aq sa është deklaruar publikisht, duket se ai nuk e ka ndërmend largimin nga partia, por nuk e ka ndërmend as t’i bindet shumicës. Ai ka probleme të shprehura me Kusarin dhe me zyrtaren e LV-së, Dejona Mihalin, që thotë se kontrollon vullnetin e deputetëve. Ankesat e Abazit janë kryesisht te kontrolli i partisë nga dy-tre individë, keqqeverisja në sferat që ai është i specializuar, si Punët e Jashtme dhe disa të tjera.

Tutje është deputeti Fatmir Humolli, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka shfaqur pakënaqësitë në fillim të mandatit të tij si deputet i LV-së. Atij nuk i pëlqen qasja e partisë ndaj cështjeve që lidhen me veteranët dhe me luftën. Është deklaruar gjithmonë publikisht, sa herë që nuk është pajtuar me shumicën në parti.

LV-së i duhet “uniteti” i Grupit Parmanetar për të kaluar ligje dhe draft-Kodin Civil që është paralajmëruar disa herë se do të risillet në Kuvend për votim.

Ndërkaq nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe deputetja Tinka Kurti pritet të hyjnë në pushimin e lehonisë.

LV-ja nuk e ka pasur përkrahjen e së paku tre deputetëve të grupit fetar brenda partisë, të cilëve u shkoi mbrëmë në iftar Kurti. Nuk dihet nëse tash e tutje do të ket përafrim mes tyre, për t’ia siguruar partisë shumicën e votave, kur t’i duhen, në Kuvend.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë