Komunat e Mitrovicës dhe Skënderajt që janë dhe më të varfërat në Kosovë ishin zgjuar nën vërshime muaj më parë, e kjo sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës rrezikon të ndodh sërish, shkruan Veriu. info
Ndër zonat më të rrezikuara në pjesën veriore janë Mitrovica dhe Skënderaj, ku gjinden lumi Ibër, Sitnica dhe ai i Drenicës.
Kujtojmë se në fillim të vitit këto komuna ishin përballur me situatë të vështirë pas vërshimeve.
Ku dëmet e shkaktuara nga daljet e lumejve nga shtrati kapnin vlera milionëshe.
Vetëm komuna e Mitrovicës kishe deklaruar vlerën e dëmeve mbi 9 milionë euro, ndërsa ajo e Skënderajt kishte thënë se minimumi i dëmeve të shkaktuara kapte shifrën e 10 milionë eurove.

(Foto arkiv nga vërshimet e fundit)













