Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​IKD: Deklarimet e akterëve qeveritarë cenojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

10/09/2022 - 13:38
në Lajme
A A
​IKD: Deklarimet e akterëve qeveritarë cenojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj gjuhës së akterëve qeveritarë mbi sistemin gjyqësor dhe prokurorial, e cila gjuhë paraqet ndërhyrje dhe cenim të pavarësisë së këtij sistemi, i cili sipas Kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme në Kosovë është i pavarur nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv.

IKD nëpërmjet një komunikate thekson se akterët qeveritarë përmes deklaratave publike janë duke kritikuar gjyqësorin për qasje selektive në trajtimin e lëndëve, derisa publikisht kërkohet llogari dhe dorëheqje të akterëve të caktuar brenda sistemit prokurorial.

“Deklarimet e kësaj natyre të akterëve qeveritarë ndaj gjyqësorit qartazi paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Fillimisht, IKD thekson faktin se shqetësimet e ngritura lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë nga krerët qeveritarë janë theksuar vazhdimisht nga IKD, shoqëria civile dhe raportet ndërkombëtare. IKD në vazhdimësi ka publikuar raporte analitike të bazuara në dëshmi lidhur me qasjen selektive të gjykatësve dhe prokurorëve, përfshirë këtu mungesën e llogaridhënies, integritetit dhe instalimit të kulturës së pandëshkueshmerisë. Dështimi i vazhdueshëm i mekanizmave të brendshëm të kontrollit të sistemit të drejtësisë dhe mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë dhe krimit të organizuar është arsyeja kryesore pse zhvillimi i procesit të vetingut përmes ndryshimeve kushtetuese mbetet i pa alternativë. Por, përderisa kritika të kësaj natyre mund të vinë nga publiku, mediat dhe shoqëria civile, po të njëjtat kritika në rastet kur vinë nga pushteti ekzekutiv paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Me këtë rast, akterët qeveritarë duhet ta kenë parasysh se duhet të veprojnë dhe sillen në bazë të kompetencave që ata kanë dhe nuk mund ta marrin rolin e mediave dhe shoqërisë civile. Në aspektin kushtetues, Qeveria nuk e ka asnjë kompetencë të vetme për të kërkuar llogari nga gjyqësori, i cili vet administrohet dhe nuk i jep llogari askujt. Duke vepruar në këtë mënyrë, akterët qeveritarë po veprojnë jashtë kompetencave të tyre dhe po shkelin parimin e ndarjes së pushteteve, duke dëshmuar mungesë të respektit edhe ndaj Kushtetutës si akti më i lartë juridik në Republikën e Kosovës.Siç është theksuar nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, kundërshtimet e shprehura nga akterët politikë nxisin diskurse toksike të diskutimit ndaj gjyqësorit. Sipas Komisionerit për të Drejtat e Njeriut “…në demokraci, qeveritë e zgjedhura nuk kanë monopolin e legjitimitetit. Ata e ndajnë atë me gjyqësorin, i cili për të përmbushur mandatin e tij si garantues i të drejtave të njeriut, duhet të mbetet indiferent ndaj ndryshimit të pushtetit”, thuhet në komunikatë.

IKD thekson se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2021 nënvizon se “Administrimi i përgjithshëm i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadaltë, joefikas dhe i rrezikuar nga ndikimi i tepërt politik”.

“Nënvizime të tilla në raport me sistemin kosovar të drejtësisë rrezikojnë të përsëriten edhe në raportet pasuese, nëse akterët qeveritarë nuk përmbahen nga një gjuhë e tillë. Në anën tjetër, siç është rekomanduar në vazhdimësi nga IKD, për shkak të integritetit tanimë të kontestuar të sistemit të drejtësisë, Qeveria dhe Kuvendi duhet të vazhdojnë punën e tyre për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë, i cili proces duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese. Përmes këtij procesi, synohet që sistemit të drejtësisë ti kthehet integriteti dhe besimi i publikut. Ndërsa, deklaratat e ekzekutivit në drejtim të pushtetit gjyqësor, gjatë kohës së ndërtimit të infrastrukturës kushtetuese dhe ligjore për zhvillimin e procesit të vetingut, e cenojnë në thelb këtë proces dhe vënë dyshime mbi qëllimin legjitim që ka procesi i vetingut. Kështu, deklarimet e kësaj natyre për raste të veçanta në sistemin e drejtësisë, paraqesin qartazi ndërhyrje në punën e gjyqësorit, tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe shkelje të standardeve të mira ndërkombëtare. Për këtë arsye, IKD i rekomandon akterëve qeveritarë që të vazhdojnë me procesin e vetingut por që të kufizohen në deklarimet e kësaj natyre në publik, të cilat paraqesin ndërhyrje në drejtësi dhe nxisin diskurs toksik”, thuhet në komunikatë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë