Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKD-ja kërkon hetim të mirëfilltë penal mbi dyshimet për manipulim me vota në Mitrovicën e Jugut

12/11/2025 - 13:25
në Lajme
A A
IKD-ja kërkon hetim të mirëfilltë penal mbi dyshimet për manipulim me vota në Mitrovicën e Jugut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka përcjellë raportimet e ngritura në publik lidhur me dyshimet për manipulim gjatë procesit zgjedhor të 9 nëntorit në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Pa paragjykuar epilogun e rastit, në këtë situatë, veprimet e Prokurorit të Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk kanë ofruar për publikun dëshmi dhe sqarime të besueshme lidhur me dyshimet e ngritura, gjë që është thelbësore për të ruajtur besimin qytetar dhe integritetin e procesit zgjedhor. Mungesa e komunikimit të qartë dhe e informimit të plotë ka krijuar pasiguri dhe ka cenuar parimet demokratike mbi të cilat mbështeten zgjedhjet e lira dhe të drejta.

Bazuar në informatat e publikuara, gjatë verifikimit të votave për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm i fletëvotimeve, numri serik i të cilave nuk përputhet me vendvotimin, si dhe fletëvotime pa numër serik. Thënë më ndryshe, votat e njërit vendvotim dyshohet se janë gjendur në kutitë e një vendvotimi tjetër apo se në kuti të votimit janë futur vota pa numër serik. I njëjti fenomen si duket në masë më të vogël ka qenë prezent edhe në Komunën e Gjakovës.

Për këtë situatë, KQZ është mjaftuar me një përgjigje nga kompania “CETIS” se në rastin konkret kemi të bëjmë me një gabim teknik në shtypjen e fletëvotimeve. Sqarimi i kësaj situate përmes vetëm një përgjigje të tillë nga ana e KQZ-së nuk është e mjaftueshme për të shuar të gjitha dyshimet e ngritura dhe cenon rëndë integritetin, profesionalizmin dhe paanshmërinë e KQZ-së. Për më tepër, komunikata e KQZ-së, që përdor përgjigjen e “CETIS”-it si arsyetim, nuk është miratuar si qëndrim i KQZ-së por është shpërndarë nga sekretariati, që ka vetëm rol mbështetës. Andaj, edhe lidhur me këtë duhet ofruar sqarim nga KQZ-ja si organ kolegjial.

KQZ-ja është institucion kushtetues, organ i përhershëm, i pavarur me përgjegjësi për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të rregullave zgjedhore dhe mbikëqyrja e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet, duke siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare. Reagimi i KQZ-së duke deleguar përgjegjësinë te një kompani private është abstenim nga ushtrimi i kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, si dhe përpjekje për të ikur nga përgjegjësia.

Në rastin konkret, kompania “CETIS” ka vetëm përgjegjësi kontraktuale në raport me KQZ-në dhe nuk mbart përgjegjësi dhe autorizime publike në raport me qytetarët e Kosovës. Për këtë arsye, dyshimet e ngritura nuk mund të mbulohen vetëm nga përgjigja e një kompanie private, por duhet të ketë hetim të mirëfilltë penal në lidhje me gjithë procesin e votimit, duke përdorur metodat adekuate shkencore për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një gabim teknik, që nuk ka ndikuar në rezultat, apo me ndonjë formë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.

Për më tepër, KQZ-ja e ka obligim që të ndërmerr veprime transparente dhe të komunikojë qartë me publikun në çdo fazë të procesit zgjedhor. Ky detyrim nuk është vetëm çështje administrative, por një përgjegjësi demokratike që garanton integritetin e zgjedhjeve dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike. Në një demokraci funksionale, institucionet nuk duhet të mbrojnë vetëm ligjshmërinë e zgjedhjeve, por edhe perceptimin publik se ato janë të drejta. Për këtë arsye, çdo element i procesit zgjedhor, nga organizimi, verifikimi, mbikëqyrja e deri te hetimi i parregullsive të mundshme, duhet të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe të kuptueshme për të gjithë. Në të kundërtën, çdo mungesë komunikimi apo vonesë në dhënien e informacionit të qartë, mund të perceptohet si mungesë llogaridhënie dhe rrjedhimisht, si rrezik për integritetin e procesit zgjedhor.

Në anën tjetër, kësaj qasje jo adekuate i ka kontribuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Në rastin konkret, kjo prokurori vetëm ka noterizuar qasjen e KQZ-së, duke abstenuar nga detyrimet e saj për hetim të mirëfilltë penal për dyshimet e ngritura për kryerje të veprave penale.

Duke mos paragjykuar rezultatet apo fajësinë e ndonjë pale, IKD vlerëson se dyshimet e ngritura në publik lidhur me manipulimet me fletëvotime në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duhet t’i nënshtrohen një hetimi të mirëfilltë penal, i cili u jep përgjigje të gjitha këtyre dyshimeve të ngritura në publik.

Tash e mbi një dekadë, demokracia në Kosovë është vlerësuar si e avancuar për faktin e organizimit të zgjedhjeve të rregullta dhe transparente. Këto dyshime të ngritura, cenojnë besimin e qytetarëve në zgjedhje të lira dhe demokratike. Merita e këtyre dyshimeve për hetim penal paraqet nevojën e qytetarëve për sqarimin e gjithë kësaj situate, që jo domosdoshmërisht nënkupton ekzistimin e përgjegjësisë penale.

Në drejtim të ngritjes së efikasitetit dhe profesionalizmit në trajtimin e këtij rasti, IKD-ja i rekomandon zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që në përputhje me nenin 20.2. të Ligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit, këtë rast ta marrë nën juridiksion apo ta transferojë në një prokurori tjetër. Kjo në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i një hetimi të mirëfilltë penal dhe të njoftohet me kohë publiku në lidhje me të gjitha rezultatet e hetimit.

Në të kundërtën, nëse këto dyshime mbesin të patrajtuara, Kosova rrezikon të pësojë regres në organizimin e zgjedhjeve të rregullta, si bazament i demokracisë dhe qytetarët të humbin besimin në proceset zgjedhore.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë