Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKSHKP: Shtatë persona infektohen me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy të vdekur në javën e fundit

19/09/2026 - 16:06
në Lajme
A A
IKSHKP: Shtatë persona infektohen me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy të vdekur në javën e fundit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, ndërsa shtatë raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026, tha Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Prej tyre, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë nga Gjakova, ndërsa nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë”.

IKSHPK tha se të gjitha rastet janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: tri me shenja klinike të meningjitit akut, tri me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile.

“Gjatë kësaj jave janë raportuar dy raste të vdekjes nga ËNV në Kosovë. Nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, prandaj ato janë klasifikuar si sporadike. Vetëm një nga shtatë rastet ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit”.

IKSHPK ka informuar edhe për situatën epidemiologjike në rajon.

“Që nga fillimi i sezonit të transmetimit për vitin 2026 dhe deri më 10 shtator, sipas ECDC-së, janë identifikuar 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor në 15 shtete evropiane, përfshirë edhe disa vende fqinje të Kosovës”.

Masat e ndërmarra

Të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat në rajonet e tyre për ngritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e përhapjes së virusit.

Një ekip i IKSHPK-së, në bashkëpunim me QRSHP Gjakovë, është angazhuar në terren në Gjakovë, ku janë raportuar tri raste, për vlerësimin dhe hulumtimin e situatës epidemiologjike. Vizitë e ngjashme është realizuar edhe nga QRSHP Ferizaj, ndërsa QRSHP-të kanë planifikuar takime me komunat gjatë javës së ardhshme.

Në laboratorët e IKSHPK-së po analizohen edhe mostra të tjera të dyshimta, ndërsa vazhdojnë aktivitetet për monitorimin dhe kontrollin e situatës epidemiologjike.

IKSHPK-ja u bën thirrje të gjitha komunave, në veçanti atyre ku janë konfirmuar raste, që të intensifikojnë dezinsektimin kundër mushkonjave dhe eliminimin e vatrave të shumimit të tyre. Masat duhet të përfshijnë spërkatjen në zonat me prani të shtuar të mushkonjave, largimin e mbeturinave dhe sanimin e kanalizimeve të hapura.

Për mbrojtje personale rekomandohet përdorimi i repelentëve kundër mushkonjave, veshja e rrobave me ngjyra të çelëta që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse në ambient të jashtëm.

Udhëtarët që vizitojnë zona ku raportohen infeksione të transmetuara nga mushkonjat, pas kthimit, rekomandohet të përcillet gjendja shëndetësore për paraqitjen e temperaturës, dhimbjes së kokës, lodhjes, skuqjes së lëkurës ose shenjave neurologjike.

Në rast të shfaqjes së simptomave duhet të kërkohet vlerësim mjekësor pa vonesë dhe profesionisti shëndetësor të informohet për historinë e udhëtimit dhe ekspozimin e mundshëm ndaj mushkonjave.

JU REKOMANDOJMË

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?
19/09/2026 - 16:02

Dënimi në shkallë të parë për krime lufte i katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës erdhi në kohën kur epoka e proceseve të mëdha ndërkombëtare për luftërat...

Më shumëDetails

Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen

Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen
19/09/2026 - 15:40

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të tri viktimave të “Grupit të Intelektualëve”, përmes analizave...

Më shumëDetails

IKSHKP: Shtatë persona infektohen me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy të vdekur në javën e fundit

Rritje e rasteve, IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal
19/09/2026 - 15:33

Dy persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, ndërsa shtatë raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026, tha Instituti...

Më shumëDetails

Erion Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së

Erion Veliaj nga burgu jep një propozim për krerët e UÇK-së
19/09/2026 - 15:04

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është deklaruar nga çelia për rastin e krerëve të UÇK-së. Ai thotë se vendimi i Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së e ka...

Më shumëDetails

Hasani: Të punohet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, do t’i ndihmonte katërshes së UÇK-së t’i drejtohet Strasburgut

Hasani për draftin e Asociacionit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria
19/09/2026 - 14:32

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në emisionin “Tempus” të T7, deklaroi se ende nuk është vonë që të thirret boshti i Bashkimit Evropian për anëtarësimin sa më...

Më shumëDetails

Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
19/09/2026 - 14:19

Është konfirmuar identiteti i tri viktimave eshtrat e të cilëve u gjetën në varrezat masive në Zubin-Potok muajt e fundit. Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Komisioni Qeveritar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Takimi sekret: Smith thoshte se krerët e UÇK-së “do të marrin burgim të përjetshëm”, Trendafilova fyente simbolet e Kosovës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë