Është publikuar raporti 24 orësh me numrin e rasteve të reja pozitive.
Në këtë raport është bërë e ditur se nga 6.696 të testuar-1.283 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë shënuar 6 viktima.
Në këto 24 orë janë shëruar 4.397 qytetarë.
Më poshtë raporti i detajuar
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.













