Ish-deputeti i Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pezullimin e licencës të televizionit Klan Kosova.
Deda tha se çdo pushtet që e lufton median gjithmonë humb dhe çdo pushtet që shpallë armiq brenda shoqërisë, humb.
“Këtë film e kemi pa.Para 13-14 vjetëve, kritikët e qeverisë së atëhershme kishin qasje më së shumti në Kohavision, Klan Kosova dhe RTV21, që kishin presion të madh nga ai pushtet. RTK kontrollohej nga qeveria. Gazetarët, shoqëria civile (përfshi edhe LVV) cilësoheshin si argat të Serbisë nga pushteti i atëhershëm dhe përkrahësit e tij.Mësimi – i vonshëm për Kosovë e i ditur mirë në vendet e lira demokratike – nga ajo kohë ka qenë që çdo pushtet që e lufton median – humbë, dhe çdo pushtet që shpallë armiq brenda shoqërisë – humbë.Sa here duhet të shohim të njejtin film?” shkruan Deda.












