Imami Fadil Musliu ka folur lidhur me raportin që liderët kosovarë kanë me imanët dhe në përgjithësi me myslimanët.
Ai thotë se të gjithë liderët pa dallim në raport me myslimanët janë të njëjtë.
‘’Të gjithë liderët pa dallim në raport me neve myslimanët janë të njëjtë. Ata e shikojnë vetëm interesin e tyre dhe e shikojnë kërrigën se po o ju zënë ndokush’’ thotë Musliu.
Më tutje Musliu thotë se sa herë vijnë zgjedhjet ata shpesh pyeten se me cilin lider janë.
‘’Sa herë vijnë zgjedhjet pyetemi se me cilin lider jeni. Unë jam me atë lider që është i zoti. Me rëndësi është që ai të punojë në të mirën e qytetarëve’’ thotë Iman Musliu.
Musliu thotë se Besimtarët mund të ngrisin një ditë por mund të ulin nesër pasnesër./Lajmi.net/













