Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimiy mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me kolegjin UBT ku ligjëron ministri Liburn Aliu, ka nxitur reagime të shumta, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pas këtyre reagimeve është lajmëruar edhe vet ministri Aliu, i cili ka thënë se sot ka qenë e planifikuar nënshkrimi i marrëveshjes edhe UP-në, porse një gjë e tillë është shtyrë pë nesër.
Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar menjëherë ministrit Aliu, duke i thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me UP-në nuk e zhbën faktin që është nënshkruar marrëveshja me një kolegj privat nga i cili paguhet vet ministri.
Postimi i plotë i Mushkolajt:
Liburni paska bo përpjekje me u arsyetu. Por nënshkrimi, kurdoqoftë, i marrëveshjes me UP’në nuk e zhbën faktin se ai ka nënshkru marrëveshje me një kolegj privat, nga i cili paguhet.













