Analisti i njohur kosovar, Imer Mushkolaj, ka ironizuar me postimin e fundit të Behgjet Pacollit, i cili shkroi në facebook se sot është pozitiv, por jo me Covid-19, por me disponim të mirë.
Mushkolaj ka shpërndarë statusin e Pacollit, duke thënë se kur nuk ke çfarë bën shkruan postime te kota si kryetari i Aleancës Kosova e Re.
“Kur s’ki çka bon, shkrun statusa kot si ky”, ka shkruar Mushkolaj në facebook.
Më poshtë keni postimin e analistit dhe deputetit të kuvendit të Kosovës.












