Kandidati për deputet nga LDK, Imri Ahmeti, pas tubimit madhështor në Lipjan ka thënë se ky qytet është i fitoreve të LDK-së, shkruan Veriuinfo.
Ai ka thënë se mijëra qytetarë entuziastë dëshmuan që Lidhja Demokratike e Kosovës është garancë për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.
Postimi i plotë:
Lipjani i fitoreve të LDK-së
Në këtë tubim madhështor në Lipjan, jemi bashkuar si një familje e madhe që beson në demokracinë, në punën e ndershme dhe në qeverisjen që i shërben qytetarëve.
Sonte miijëra qytetarë entuziastë dëshmuan që Lidhja Demokratike e Kosovës është garancë për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.
Bashkë me Kryeministrin në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku, njeriun që me guxim dhe vizion po i prin uraganit të ndryshimit, në palestrën e re sportive në Lipjan, u bashkuam për ta rikthyer Kosovën në rrugën e drejtë.
Lipjani ka dëshmuar që ndryshimi është i mundur. Lipjani ishte, është dhe do të jetë bastioni i ndryshimit dhe i shpresës për gjithë Kosovën.
Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!
LDK 124
1- Lumir Abdixhiku
7- Imri Ahmeti













