Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Imuniteti, Berisha: Vendimi i parlamentit i paligjshëm, në komision nuk paraqitën asnjë provë kundër meje

19/12/2023 - 13:08
në Kryesore, Lajme
A A
Imuniteti, Berisha: Vendimi i parlamentit i paligjshëm, në komision nuk paraqitën asnjë provë kundër meje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh vendimin që do të marrë parlamenti ditën e enjte për fatin e tij, që sipas të gjitha gjasave do të jetë heqja e imunitetit që i hap rrugën SPAK-ut për të kërkuar arrestimin e tij. E ndërsa më parë kishte deklaruar se do të respektonte vendimin e parlamentit. Sot Berisha tha se nuk do ta respektojë duke argumentuar se përse ndryshoi qëndrimin.

Deklarata e Berishës

Vendimi është i paligjshëm. Ju i patë punimet e komisionit, në komision nuk paraqitën asnjë provë, asnjë fakt. Lexoni pak se çfarë thotë rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë. Nuk plotësohej asnjë kusht.

Kishin vetëm një kërkesë, meqenëse nuk kam zbatuar vendimet antikushtetuese të tyre, të rëndohet ndëshkimi. Dhe natyrisht në një vend ku parlamenti, prokuroria dhe çdo gjë është në duart e një njeriu, ndodh. Nuk kisha dyshim. Ndodhi që ata zbatuan një urdhër të atyre që u kanë marrë pushtetin. Nuk ka gjë më të rrezikshme. Kjo vetëm në diktaturë mund të ndodhë.

Kështu që nuk ka asnjë legjitimitet ky vendim i komisionit Balla-Brava. Por vendimi i parlamentit për mua është abrogimi që i bëjnë ata nenit 73, pika 2. Është problemi i tyre pastaj kjo. Është edhe në Gjykatë Kushtetuese kjo, por nuk pres ndonjë gjë të madhe se vetëkuptohet se çfarë kontrolli ka mbi të. Por unë në respekt të Kushtetutës, e kam çuar edhe në Gjykatë Kushtetuese. …Edhe njëherë, vendimi i parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm. Unë nuk mund të pranoj të ligjshëm një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm.

Unë e denoncoj vendimin se është i paligjshëm. Vendimi i marrë pa shqyrtuar asnjë dokument, asnjë dosje, por thjesht për rëndim sepse unë kam refuzuar të pranoj dhunimin e Kushtetutës, kjo është marrëzia më e madhe. Natyrisht unë kam avoketërit, i dëgjoj sepse me votimin e parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesi. Dhe unë në këshillim me avoketërit, do marr vendimet që duhet të marr. Dje pashë që ajo seancë ishte turpi më i madh në historinë e këtij parlamenti.

Unë mendova se aty do të shkojë dosja, siç thotë rregulli, siç thotë ligji. Dhe të vetmen pyetje që u bë, u tha na nxirr një dokument për rolin që ka luajtur Berisha në ndryshimin e destinacionit. Mirëpo ai nuk kishte kurajo ta nxirrte se dilte Edi Rama aty. Jo tha, nuk jemi këtu për këto, tha. Po si nuk je për këto? Po nuk shkon kurrë në parlament prokurori përveçse për këtë. Dhe vetë ligji i parlamentit e thotë se shqyrtohen një e nga një dosjet.

Tejkalim në vijë të plotë, gjobiten dy kundërvajtës
Read more

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë