Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është e ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.
Sot derisa Mimoza Kusari Lila iu dha fjala për të folur në Kuvend për raportine DASh, deputeti i PDK-së Ferat Shala ia bllokoi foltoren. Aty pastaj shkoi edhe deputeti Salih Zyba.
Kjo ngjalli reagimin e kryesues së seancës Saranda Bogujevci, e cila në në moment kërkoi nga sigurimi që të largojë dy deputetët.
Për këtë, Kusari-Lila, the se Ferat Shala i kishte thënë se “askush nuk do të flet nëse nuk flet ai”.
“Unë i kam kërku Salihut me u ulë. Sjellja e deputetit Shala nuk është situatë që duhet me u përsërit në Kuvend. Tha nuk ka me fol kërkush nëse nuk foli unë”.
“Saranda ka pasur të drejtë për një arsyeje sepse sa herë e drejton seancën ka zëra nga disa burra që ia kontestojnë drejtimin e seancës”, ka thënë Kusari-Lila.