Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inflacioni 7,5% në Kosovë, ekonomistët: Po bëhet “kancer” për ekonominë

17/05/2026 - 10:18
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Ngriten çmimet, rëndohet edhe më shumë shporta e qytetarit në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për qind, raporton Ekonomia Online.

Rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur te grupi i transportit, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse.

Njohës të ekonomisë për Ekonomia Online këtë rritje e quajnë si “kancer” të ekonomisë, duke thënë se këtë rritje më së shumti e vuajnë qytetarët.

Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një intervistë për EO, thotë se inflacioni është shndërruar në një sëmundje kancerogjene, jo vetëm për aspektin ekonomik por edhe për atë social.

“E kemi paralajmëruar se anashkalimi i proceseve ekonomike në Kosovë dhe orientimi vetëm në agjenda politike me pretekst kryesor në luftë për pushtet, është duke dëmtuar ekonominë e Kosovës dhe më tutje indikatorët janë mjaft shqetësues. Dhe një ndër indikatorët vërtet që duhet të na shqetësojë jo vetëm ne si qytetarë, por edhe politikanët e Kosovës, është fakti që inflacioni është shndërruar në një sëmundje kancerogjene, jo vetëm për aspektin ekonomik por edhe për aspektin social”, ka thënë ai.

“Ajo çka e bën të veçantë këtë situatë është fakti që, bazuar në raportet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, Kosova ka të hyrat më të ulëta për kokë banori në Ballkanin Perëndimor, prinë më tutje Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. Kosova është e fundit. Dhe kur e kemi këtë inflacion dhe këtë ngritje të çmimeve të të gjitha produkteve, në veçanti të produkteve esenciale, vërtet është një situatë e cila duhet të alarmojë spektrin politik që të bëjë më tepër”, tha Gërxhaliu.

Sipas Gërxhaliut, është obligim i Qeverisë që të gjej mundësi për të ulur efektet negative të inflacionit.

“Është e vërtetë që politika nuk krijon inflacion, por është obligim institucional por edhe etik e moral i qeverisë të bëjë më tepër në dialog, në gjetjen e mundësive për të ulur efektet negative të inflacionit. Sepse vërtet shporta e qytetarit çdo ditë e më tepër është më e vogël, fuqia blerëse është çdo ditë më e ulët dhe e tërë kjo vërtet po e rrit varfërinë që çuditërisht në Kosovë analizojmë parametra të ndryshëm ekonomikë. Po se sa është varfëria ekstreme reale në Kosovë, këtë nuk e di as qeveria e Kosovës, e siç duket edhe institucionet ndërkombëtare nuk e dinë”, tha ai.

Gërxhaliu tha se Kosova më shumë është marrë me politikë, dhe se kjo ka ndikuar që kjo e fundit të shndërrohet në një shtet të varur nga importi.

“E kemi anashkaluar ekonominë, jemi marrë shumë më tepër me politikë dhe e tërë kjo ka ndikuar që sot Kosova të shndërrohet në një shtet të varur nga importi. Në vitin 2025, Kosova ka importuar më tepër se 7 miliardë e 100 milionë euro mallra nga jashtë. Në të njëjtën kohë, Dogana krenohet se ka arritur të grumbullojë mbi 2 miliardë euro të hyra brenda vitit 2025. Dhe në qoftë se një komuniteti apo një shteti çfarë është Kosova, i tërhiqen 9 miliardë euro brenda vitit kalendarik, është e pamundur të mendohet zhvillim ekonomik dhe një qëndrueshmëri sociale. Jemi vërtet ata që eksportin e kemi çdo vit pothuajse më të lirë. Ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe varshmëria nga importi ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritje të inflacionit. Dhe vetë fakti që nuk ka iniciativa për të mbështetur sektorin privat që të shtojë prodhimin, të investojë në teknologji, të investojë në ngritje të standardeve të prodhimit “Made in Kosova”, sot prodhimet kosovare janë jokonkurrente në shumë tregje, qoftë në rajon, qoftë në Evropë. Në këtë mënyrë do të vazhdojë avazi i vjetër, ku politika do të jetë agjendë e ekonomia do të jetë e anashkaluar”, tha ai.

Gërxhaliu tha se rritja e çmimeve e cila po ndodh çdo ditë është shqetësuese dhe se kjo ndikon në largimin e qytetarëve nga Kosova.

“Ekzistojnë tri kategori të inflacionit. Është e vërtetë që nuk është ende ajo shkalla e hiperinflacionit që është rreziku më i madh dhe i dëmshëm për një shtet apo një shoqëri, por sidoqoftë, në këta parametra ekzistues të Kosovës, në këta indikatorë që janë në Kosovë, një shkallë e tillë prej 7.5% vërtet është një inflacion shqetësues”.

“Sepse do të thotë, po e shihni që shumë produkte esenciale sot janë shumë më të shtrenjta në Kosovë sesa në vende të ndryshme, qoftë të rajonit, qoftë të Evropës. Po e shihni që lënda e parë çdo ditë, do të thotë, po shtrenjtohet dhe prodhimet kosovare po humbin konkurrueshmërinë. Kur kësaj i shtohen edhe efektet e gjeneruara qoftë në mënyrë direkte, qoftë indirekte nga luftërat, në veçanti ajo në Iran është një goditje e radhës. Dhe fakti që me energji elektrike po manipulohet, qoftë me ngritje çmimi, qoftë me treg të lirë apo edhe me forma të tjera, vërtet sektori privat është para sfidave të shumta. Dhe e tërë kjo nuk duhet të na habisë që ka ndikuar që sot nga Kosova të largohen qytetarët, nga Kosova të largohet kapitali dhe nga Kosova të largohet në mënyrë graduale edhe prodhimi apo shumë kompani të bartin aktivitetet biznesore jashtë Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, njohësi tjetër i ekonomisë Bashkim Mustafa thotë për EO se kjo rritje që ka ndodhur në vend është dëshmia më e mirë e dështimit politik dhe ekonomik të qeverisjes aktuale.

“Po kjo rritje është dëshmia më e mirë e dështimit politik dhe ekonomik të qeverisjes aktuale, e cila është distancuar komplet nga përkujdesja ndaj qytetarëve të vendit dhe sadopak lehtësimit të jetës së qytetarëve të tij. Po zakonisht rritjet ndodhin prej shumë faktorëve, por udhëzimet dhe udhëzimet janë që qeveritë udhëheqëse të një vendi të gjejnë mënyrat më të mira dhe më të duhura të orientimit të politikave ekonomike dhe sociale që të lehtësojnë sadopak ekonomitë familjare, rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe të ndalin sadopak këtë rritje që tashmë është bërë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe për qytetarët e vendit”, tha ai.

Mustafa, shtoi se rritja e inflacionit në fushën e ekonomisë do të thotë kancer, pasi që varfërohen qytetarët dhe bizneset përballen me kosto të lartë.

“Pasojat janë fatale. Inflacioni i lartë në aspektin ekonomik njihet si kancer për ekonominë e një vendi dhe po shihet që sot qytetarët janë më të varfër, ekonomitë familjare janë më të varfra, bizneset janë duke u përballur me një kosto të papërballueshme të çmimeve, do të ketë mungesë të investimeve dhe do të vështirësohet jeta e qytetarëve të vendit”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu u shpreh se për shkak të çmimeve të larta, është rritur edhe migrimi i popullsisë dhe me këtë bie aktiviteti ekonomik dhe i bizneseve.

“Është i papërballueshëm, sidomos kur dihet që në pesë vitet e fundit kemi rritje të inflacionit ose shkallë të lartë inflacioni vit pas viti dhe tashmë është shtuar edhe varfëria, është shtuar edhe migrimi i popullsisë, edhe bie aktiviteti ekonomik edhe i bizneseve, edhe jep efekte të cilat janë të papërballueshme dhe e dobëson aktivitetin ekonomik në përgjithësi. Ka pasoja të pariparueshme si në periudha afatshkurtra, po ashtu në periudha afatgjata. Me thënë të drejtën, që nga viti 2020 e tutje, nuk kemi pasur asnjë politikë të duhur ekonomike dhe si duket vetë ekonomia është duke lëvizur në rënie të lirë dhe nuk po merret askush; sikur ka institucione, sikur nuk ka institucione, nuk po vërehet fare qeverisja, edhe pse i ka të gjithë mekanizmat që të veprojë”, tha Mustafa për EO.

Inflacioni vjetor në mars të këtij viti ishte rritur mesatarisht 6.7%.

JU REKOMANDOJMË

Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë
28/07/2026 - 15:40

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij
28/07/2026 - 15:27

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë e tij, Sami Lushtakun dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Drenica 1”. Përmes...

Më shumëDetails

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok (Video)

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok (Video)
28/07/2026 - 15:04

Në fshatin Kalludër e Vogël në komunën e Zubin Potokut, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet se mund të jetë varrezë masive e personave të zhdukur...

Më shumëDetails

Vazhdon gjykimi për sulmin në ‘Ibër-Lepenc’, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Vazhdon gjykimi për sulmin në ‘Ibër-Lepenc’, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim
28/07/2026 - 14:26

Dëshmitari Fatmir Ademi, drejtor i Departamentit për Kimi dhe Biologji në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ka deklaruar se ekspertiza e ADN-së në rastin e sulmit në kanalin...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

Edhe në rigjykim, ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren
28/07/2026 - 14:08

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim të akuzuarin Shaqir Lutvija, lidhur me akuzën për krime...

Më shumëDetails

Pas 13 vite persekutim, Sami Lushtaku dhe shtatë të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza për krim të organizuar e vepra tjera penale

Pas 13 vite persekutim, Sami Lushtaku dhe shtatë të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza për krim të organizuar e vepra tjera penale
28/07/2026 - 13:28

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, lidhur me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshohet se falsifikuan dokumentet e veturave koreane, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Këta janë dy serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë (Emrat)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë