Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ma dalë me qëndrim kundër tërheqjes së mjeteve nga trusti, që do t’u mundësonte qytetarëve të zbusnin sado pak krizën ekonomike nëpër të cilën po kalojnë.
Ndaj këtij vendimi të qeverisë ka reaguar deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu njëherësh inicues i ndryshimit të projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga trusti.
Haxhiu në një prononcim për Gazetën Online Veriu.info ka thënë se qeveria nuk ka pasur nevojë të pres 30 ditë për përgjigje. Ai e ka quajtur këtë papërgjegjësi totale në raport me krizën ekonomike.
“Për përgjigje negative nuk ka pas nevojë Qeveria me vonu projektligjin per Trustin 30 ditē. Kjo është papërgjegjësi në raport me krizën ekonomike që ka kapluar qytetarët. Projekligji do të ketë impakt pozitiv ne Buxhetin e Kosoves dhe në jetën e qytetarëve, pse Qeveria nuk e ka mbështet është e pakuptimt!” – ka thënë Haxhiu për Veriu.info.
“Deri më tani kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit, besoj shumë në votim Pro projektligjit për Trustin që është kërkesë e qytetarëve.” – ka shtuar Haxhiu.
Kujtojmë edhe disa deputetë të pozitës kanë dalë në mbështetje të tërheqjes së mjeteve nga trusti./VERIU.INFO/













