Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inkasim i ulët për energjinë në veri, ZRRE: Ka rënie të konsumit

24/01/2025 - 20:44
në Kryesore, Lajme
A A
Inkasim i ulët për energjinë në veri, ZRRE: Ka rënie të konsumit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një numër i vogël i qytetarëve, në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, po paguajnë për energjinë elektrike që po e shpenzojnë. Ata thonë se po i pranojnë faturat e rrymës. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji kanë njoftuar se ka pasur rënie të konsumit në veri krahasuar me vitet e kaluara.

Energjinë elektrike po e kursejnë, por shumica e qytetarëve në komunat veriore të Kosovës, nuk po paguajnë faturat për energjinë që po e shpenzojnë.

“Na i sjellin faturat. Ato ndryshojnë, nga njëherë janë të larta. Një herë më ka ardhur fatura 189 euro, pastaj e kanë korrigjuar pas ankesës. Ka qenë një konfuzion”, thotë qytetari i intervistuar.

Qytetari tjetër thekson se në fillim ka paguar. “Po po, në fillim i kam paguar, tani po presim të shohim çka do të na thonë”, tha ai.

“Më herët kam paguar diku deri 10-15 euro sepse jetoj vetëm”, thekson ai. Kurse tjetri thekson se e ka pranuar faturën, por nuk e paguan rrymën.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji kanë bërë të ditur për RTK-në se, sipas të dhënave të raportuara nga Elektrosever, nga shkurti deri në nëntor të vitit të kaluar qytetarët në veri janë faturuar mbi 11 milionë euro energji elektrike.

Nga kjo shumë ata janë inkasuar mbi 2 milionë euro.

Ndërsa shprehur në kWh, gjatë kësaj periudhe është shpenzuar energji mbi 158 milionë kWh.

Të dhënat e raportuara nga Elektrosever për periudhën shkurt-nëntor 2024:

Numri i konsumatorëve: 24.215

Faturimi i energjisë elektrike: 158,048,976 kWh

Vlera e faturuar: 11.627.943 euro

Inkasimi i energjisë së faturuar: 2.272.164 euro

ZRRE-ja gjithashtu ka bërë të ditur se në pjesën veriore ka pasur rënie të konsumit, krahasuar me vitet paraprake. Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe kanë filluar të pranojnë fatura nga fundi i shkurti të vitit të kaluar, kur morën faturën e parë paushall. Ndërsa pas prillit atyre u është përllogaritur konsumi. Numri i konsumatorëve të energjisë në pjesën veriore është 24.215.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti Rrahman Rama zgjidhet kryetar i FC Vushtrria, largohet Shemsi Rrahimi – A po politizohet klubi?
Kryesore

Deputeti Rrahman Rama zgjidhet kryetar i FC Vushtrria, largohet Shemsi Rrahimi – A po politizohet klubi?

17/09/2025 - 19:58
Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump
Kryesore

Osmani: Do të angazhohem me administratën Trump për ta ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë

17/09/2025 - 19:32
Albin Kurti ua pret flokët dy vogëlushëve, bëhet kumbarë i dy fëmijëve të një aktivisti
Lajme

Albin Kurti ua pret flokët dy vogëlushëve, bëhet kumbarë i dy fëmijëve të një aktivisti

17/09/2025 - 19:22
Valon Syla: Çka ka bo Albin Kurti që me dalë 49.5% në sondazh, nuk i besoj fare
Lajme

“E pat ky”, Syla për Kurtin: Partneritet me SHBA më sa të është gjallë ia kanë shkym dritat

17/09/2025 - 19:04
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Kryesore

PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

17/09/2025 - 18:54
Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë
Lajme

Bajrami: Rubin e tha saktë, Thaçi s’kishte autoritet të vendoste i vetëm për Rambujenë!

17/09/2025 - 18:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë