Ndërtimet pa leje janë bërë një problem i madh për të gjithë Kosovën, ku ndërtuesit vazhdojnë punën deri në reagimin e institucioneve.
Një aksion për ndaljen e punimeve pa leje e ka ndërmarrë sot edhe drejtoria e Inspeksionit e komunës së Vushtrrisë, drejtori e udhëhequr nga drejtori Bujar Pllana, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Online Veriu.info vet drejtori Pllana, i cili ka thënë se në aksionin e sotëm janë ndërprerë punimet në 6 objekte banesore të cilin kanë filluar të punohen pa leje.
Ai ka thënë se kompaninë janë në proces të pajisjes me leje ndërtimore, por pasi kanë filluar punën ende pa përfunduar procedurat e pajisjes me leje, kjo drejtori ka ndërprerë punimet.
“Sot kemi ndërprerë punën në 6 ndërtesa për shkak të mungesës së lejeve ndërtimore. Kompanitë janë në proces të pajisjes me leje, por pasi ende nuk i kanë atëherë kemi ndalë punimet.” – ka thënë Pllana për Veriu.info.