
Drejtori e Inspekcionit e komunës së Vushtrrisë ka ndërprerë punimet që një kompani ndërtimore ka filluar në qendrën e qytetit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ndëprerjen e punimeve në rrugën “Haxhi Zeka” e ka konfirmuar për Gazetën Veriuinfo drejtoresha e Inspecionit në komunën e Vushtrrisë Shqiponjë Mikushnica.
Ajo ka thënë se punimet janë ndëprerë ditën e djeshme pasi kompania ndërtimore nuk posedon leje ndërtimi.
Banorët përreth kanë dërguar ankesë në adresën e gazetës pasi sipas tyre këto punime po zhvillohen vetëm 2 metra larg rrugës ku ka qarkullim të qytetarëve.
Më poshtë u sjellim pamjet e lokacionit ku kishin filluar punimet:














