
Ndërtimet pa leje në Kosovën e pasluftës janë bërë sinonim i degradimit të qyteteve, po që fatkeqësisht ato po vazhdojnë akoma.
Veriu.info ka mësuar se një kompleks banesor pa leje ka filluar të ndërtohet në Vushtrri, e të cilin nuk dihet pse me shumë vonesë i ka ndaluar inspeksioni komunal.
Fjala është për një objekt banesor i cii ka nisur të ndërtohet të udhëkryqi i spitalit në Vushtrri nga kompania “Premium building”.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Vushtrrisë, Bujar Pllana, i cili ka thënë se punimet në atë objekt janë ndërprerë nga inspektorati i ndërtimit.
“Objekti ne fjale i ka marrë kushtet ndertimore, lejen ende s’e ka marrë. Punimet inspektori i ndertimit i ka nderpre ne ate objekt. Edhe pse ende nuk ka fillu me ndertu vetem ka bere gropimin”, ka thënë Pllana për Veriu.info.
Por Veriu.info e ka hulumtuar rastin nga burime të sigurta, të cilat thonë se deklarata e drejtorit që kompania vetëm e ka bërë gropimin është e pavërtetë, pasi që kjo kompani aty ka vendosur edhe beton në gropat e ‘pilotave’ nëntokësor.
Përndryshe, me legjislacionin ne fuqi një objekt nuk mund të filloj pa leje ndërtimore, as fazën e gropimin, por pse drejtoria e inspeksionit i ka mbyllur syt dhe nuk i ka ndërprerë punimet derisa kompania veçse e ka kryer gropin kjo nuk dihet.
Foto: Drejtori i Inpeksionit, Bujar Pllana dhe vendpunishtja ku kanë filluar punët për ndërtimin e objektit banesor










