
Inspektorati Komunal në Vushtrri dje ka lëshuar disa gjoba për disa barnatore në këtë qytet, shkruan Mitropol.
Gjatë inspektimit ata kanë vërejtur se disa barnatore nuk po e respektojnë orarin e kujdestarisë.
Një gjë e tillë ka ndikuar që inspektorati t’i gjobisë këto barnatore.
Duhet theksuar se orari i kujdestarisë së barnatoreve përditësohet çdo muaj nga komuna. /Mitropol/












