Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

02/08/2026 - 13:27
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin institucioni privat shëndetësor “Dini Dent” – ambulancë stomatologjike dhe kabinet për radiologji-stomatologji me themelues Hajdin Rekaliu në Prishtinë është gjobitur me 5 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi, pasi që inspektorët shëndetësorë kanë gjetur shumë shkelje gjatë funksionimit të saj.

Në arsyetimin e vendimit për gjobitjen e “Dini Dent”, thuhet se kjo ambulancë nuk po zbaton rregullat ligjore përmes të cilave mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, duke mos siguruar qasje për këtë kategori të ndjeshme në katin e dytë ku ofron shërbime të kirurgjisë orale, kat në të cilin kryen shërbime pikërisht pronari i këtij institucioni shëndetësor privat, Hajdin Rekaliu.

Po ashtu shkelje të mëdha janë gjetur edhe në katin e parë të “Dini Dent”, pasi që asnjëra nga tri ordinancat që funksionojnë aty nuk i ka plotësuar kushtet e parapara me Udhëzim Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Hapësirat ku ofroheshin shërbimet e Radiologjisë Stomatologjike nuk i plotësonin kushtet e parapara me nenin 18 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 ku përcaktohet se Lartësia e mureve të objektit të jetë së paku 250 cm, dhe neni 57 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 ku përcaktohet se hapësira në të cilën është vendosur aparati i ortopanit duhet të ketë sipërfaqe prej së paku 8m²”, thuhet në vendimin për gjobitjen e “Dini Dent”

Tutje, në vendim theksohet fakti se “Dini Dent” i Hajdin Rekaliut gjatë aplikimit për rilicencim ka bërë deklaratë nën betim se i përmbush të gjitha kriteret dhe kushtet e përcaktuara me Udhëzim Administrativ, por që gjendja faktike në këtë ambulancë është ndryshe, pasi që rezulton mospërputhje ndërmjet deklarimit të bërë dhe gjendjes reale të konstatuar me rastin e inspektimit më 15 janar 2026.

Profesionistët shëndetësorë me rastin e themelimit të marrëdhënies së punës në një institucion shëndetësor privat, janë të obliguar të deklarojnë orarin kur punojnë, në mënyrë që të mos munden të punojnë pa licencim në vende tjera. Inspektorët Shëndetësorë gjatë inspektimit në “Dini Dent” kanë gjetur se Dr. Altin Alihajdari- Specialist në Paradontologji dhe Mjekësi Orale dhe Donjeta Gërguri– Teknike e dhëmbëve ishin duke ofruar shërbime shëndetësore, por në kundërshtim me orarin e deklaruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Institucioneve Private Shëndetësore, gjë që paraqet shkelje të akteve ligjore që rregullojnë funksionimin e institucioneve private shëndetësore.

Shkeljet e funksionimit të “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut nuk përfundojnë me kaq, pasi që inspektorët shëndetësorë kanë zbuluar se në këtë ambulancë ka ofruar vazhdimisht shërbime shëndetësore në mënyrë të kundërligjshme Dr. Leutrim Elemi – doktor i stomatologjisë, për shkak se ai nuk ishte i lajmëruar dhe regjistruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Për më tepër, i njëjti kishte bërë një ‘trik’, ndoshta për t’i hutuar organet kompetente, pasi që në DLA/MSh kishtebërë kërkesë për regjistrim me nr. aplikimi 169/2026 datë 13.01.2026 dhe të njëjtën ditë kishte bërë kërkesë për fshirje.

Dallaveret e “Dini Dent” vazhdojnë edhe me një gjetje tjetër të rëndë, pasi që në ambulancën e Hajdin Rekaliut nga inspektorët shëndetësorë është konstatuar se figurojnë të lajmëruar dhe të licencuar si persona shëndetësorë Elvana Novobërdaliu, Gresa Kastrati, Anila Domgjoni, Arizona Rekaliu Namani, Vesa Gallapeni dhe Shqipdona Alibegu, por të cilët realisht nuk ofrojnë shërbime shëndetësore në kuadër të këtij institucioni. Zakonisht në raste të tilla, klinikat private regjistrojnë staf sa për t’ua përdorur diplomat ose certifikatat, ndërsa puna në terren kryhet nga dikush tjetër.

Edhe pronari i “Dini Dent”, Hajdin Rekaliu është gjetur në shkelje ligjore, pasi që është konstatuar se ishte duke punuar me licencë profesionale të skaduar në sistem.

“Gjatë verifikimit të dosjes së Institucionit në sistemin elektronik DLA/MSH u pa se licenca profesionale e Dr. Hajdin Rekaliu – Specialist i Kirurgjisë Orale figuron e skaduar në sistem, edhe pse Dr. Hajdin Rekaliu posedon licencë valide, por nuk ka kryer përditësimin e të dhënave përkatëse në sistemin elektronik”, thuhet në vendimin e Inspektoratit Shëndetësor për gjobitjen e “Dini Dent”.

Ndryshe, ‘Dini Dent’ ka arritur të krijoj një imazh në publik që është interpretuar si ambulancë stomatologjike e VIP-ave, pasi që aty kanë marrë shërbime persona si: Zanfina Ismaili, Nora Istregi, e Gjesti.

Çka thotë “Dini Dent”?

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Dini Dent” për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, ku në përgjigjen e kthyer thuhet se nuk dëshirojnë të komentojnë publikisht detaje të procedurave dhe dokumentacionit të MSh-së.

“Në lidhje me raportin e Inspektoriatit Shëndetësor, të cilin ju e keni siguruar dhe e zotëroni, ju njoftojmë se kundër këtij vendimi kemi ushtruar ankesë pranë organeve kompetente, brenda afatit ligjor. Në ankesën tonë të dorëzuar në Inspektoriat, kemi parashtruar shpjegimet dhe argumentet tona të plota për secilin konstatim të raportit, duke përfshirë edhe rrethanat e procedurës së inspektimit. Duke qenë se ju tashmë dispononi raportin e inspektoriatit, ju ftojmë që të njëjtën procedurë të ndiqni edhe për ankesën tonë, duke e siguruar atë pranë institucioneve përgjegjëse të Inspektoriatit të Ministrisë së Shëndetësisë. Aty do të gjeni përgjigjet dhe sqarimet tona të detajuara për secilën pikë të pretenduar. Ne nuk dëshirojmë të komentojmë publikisht detaje të procedurave dhe dokumentacionit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe inspektoriatit shëndetësor, për të mos ndikuar në rregullsinë e procedurës”, thuhet në përgjigjen e “Dini Dent” për Veriu.info.

Në vazhdim të përgjigjes “Dini Dent” tenton të ushtrojë presion mbi Veriu.info, duke pretenduar se raporti i Inspektoratit Shëndetësor, sipas tij, është dokument me karakter jo publik për palët e treta dhe se marrja e tij është e paligjshme, gjë që është plotësisht e pavërtetë. Veriu.info dokumentacionin e ka siguruar në mënyrë zyrtare përmes qasjes në dokumente publike, edhe pse Inspektorati Shëndetësor ka bërë shkelje ligjore duke mos na ofruar qasje në procesverbal të inspektimit, për çka jemi ankuar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

“Gjithashtu, duke pasur parasysh se raporti i inspektoriatit është dokument zyrtar me karakter jo publik për palët e treta, ju bëjmë me dije se çdo publikim apo sigurim i tij nga persona të paautorizuar konsiderohet marrje e paligjshme e dokumentacionit zyrtar. Ne nuk jemi përgjegjës për mënyrat se si e keni siguruar këtë dokument. Prandaj, ju lusim që në publikimin tuaj të pasqyroni realitetin se ne jemi duke e kundërshtuar këtë vendim në rrugë ligjore dhe ju ftojmë që për informacion të plotë dhe të balancuar, të siguroni dhe ankesën tonë, ku gjendet qëndrimi ynë i plotë dhe i argumentuar”, përfundon përgjigja e “Dini Dent” për Veriu.info.

Kush është “Dini Dent”?

Ambulanca stomatologjike “Dini Dent” funksionon në kuadër të kompanisë “Dini Dent Group” Sh.P.K. që është themeluar në vitin 2023 në Prishtinë.

Aksionar të “Dini Dent Group” Sh.P.K. janë Hajdin Rekaliu me 70% të aksioneve dhe Agim Rekaliu me 30% të aksioneve.

Aktiviteti i vetëm i deklaruar në ARBK i “Dini Dent Group” Sh.P.K. është aktiviteti i dentistëve, edhe pse në rrjete sociale prezantohet edhe si qendër estetike.

Foto: Hajdin Rekaliu - themelues i "Dini Dent"
Foto: Hajdin Rekaliu – themelues i “Dini Dent”

LEXONI EDHE:

Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

Tags: Agim RekaliuDini DentGjobaHajdin RekaliuShkelje Ligjore

JU REKOMANDOJMË

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë
14/09/2026 - 19:13

Një grup i grave veterane dhe bashkëluftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar aksion simbolik tek “Ora e Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po...

Më shumëDetails

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve
14/09/2026 - 19:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i...

Më shumëDetails

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje
14/09/2026 - 18:55

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për President. Ai ka thënë se ishte ftuar nga VV dhe LDK pas diskutimeve për një emër. Tutje Sejdiu...

Më shumëDetails

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës
14/09/2026 - 18:28

Sipas “Statistik Austria”, në vitin 2025 në Austri jetonin mesatarisht rreth 2,55 milionë njerëz me prejardhje migratore. Kjo shifër përfaqëson 28 për qind të popullsisë së përgjithshme. Krahasuar...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm

“Liria ka Emër”: Populli i Kosovës dha mesazhin e tij të qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm
14/09/2026 - 17:59

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, falënderoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në...

Më shumëDetails

“Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

Lushtaku: Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?
14/09/2026 - 17:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka qenë i ftuar në një intervistë në televizionin Tëvë1, ku ka folur për zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë