Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve në vazhdim parashihen fjolla bore, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.
Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.












