Marketet në Mitrovicë vazhdojnë me mashtrime ndaj qytetarëve për produktet që shesin, shkruan Mitropol.
Një rast i tillë është paraqitur në Marketin INTEREX i cili petët për pite që kishin çmimin real 0.65 centë, e ka paraqitur se kinse është në zbritje nga 0.79 centë në 0.65 centë.
Mirëpo këtë mashtrim e ka vërejtur një konsumator i cili e ka raportuar rastin në “Mitropol”, duke e dërgusr fotografinë e çmimit real i cili fshihej nën fletën ku thuhej se produkti ishte në zbritje.
Veriu.info ka raportuar vazhdimisht për mashtrimin e konsumatorëve në marketet e Interex (https://www.facebook.com/327128460749009/posts/4647276252067520/)