Një burim pakistanez i ka konfirmuar agjencisë së lajmeve Reuters se SHBA-ja dhe Irani janë pranë arritjes së një memorandumi prej një faqeje për t’i dhënë fund luftës.
Kjo vjen pas një raporti të medias amerikane Axios, i cili thotë se Uashingtoni dhe Teherani po i afrohen një marrëveshjeje, raporton skynews.
Pakistani ka ndërmjetësuar bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit dhe muajin e kaluar ka pritur një rund bisedimesh të drejtpërdrejta mes dy vendeve në Islamabad.













