Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka folur me homologun e tij iranian, Abbas Aragchi, ka raportuar BBC.
Në tekstin e përkthyer nga media shtetërore kineze, Aragchi thuhet se i ka thënë Yit: “Irani është i përkushtuar ndaj një armëpushimi gjithëpërfshirës, jo vetëm të përkohshëm”.
Ai gjithashtu shpjegoi se “Hormuzi është i hapur për të gjithë dhe anijet mund të kalojnë në mënyrë të sigurt, por vendet që aktualisht janë në luftë nuk po merren në konsideratë”.
Teksti i bisedës, i siguruar nga media shtetërore, thotë se Yi theksoi: “Të flasësh është gjithmonë më mirë se të luftosh” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të “shfrytëzojnë çdo mundësi dhe dritare mundësie për paqe dhe të fillojnë procesin e paqes sa më shpejt të jetë e mundur”.














