Ali Abdollahi – komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, komanda më e lartë operacionale e vendit që koordinon forcat e armatosura, thotë se nëse SHBA vazhdon bllokadën e saj dhe krijon “pasiguri për anijet tregtare dhe cisternat e naftës të Iranit”, kjo do të “përbëjë një paraprije për shkeljen e armëpushimit”.
Abdollahi shtoi se forcat e armatosura të Iranit, si pasojë, nuk do të lejojnë “që të vazhdojë asnjë eksport apo import në Gjirin Persik, Detin e Omanit dhe Detin e Kuq”, raporton BBC.
Ai nuk specifikoi se eksportet dhe importet e cilave vende mund të preken, megjithëse trupat ujorë që përmend mbulojnë një zonë shumë të gjerë.
Bllokada e porteve iraniane nga SHBA filloi të hënën. Të mërkurën, ushtria amerikane tha se “asnjë anije nuk kaloi bllokadën” në 24 orët e para, me gjashtë anije tregtare të detyruara të kthehen mbrapsht në Gjirin e Omanit.
Armëpushimi SHBA-Iran, u shpall më 8 prill pas pothuajse gjashtë javësh konflikti midis Iranit dhe SHBA-së dhe Izraelit.
Rundi i parë i negociatave midis Iranit dhe SHBA-së dështoi, megjithëse presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë në dy ditët e ardhshme. Irani ende nuk e ka konfirmuar.














