Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ironizon Kastrati: Ura e Ibrit do të hapet sa për të bërë foto militantët e VV-së

13/08/2024 - 21:35
në Lajme
A A
Kastrati: Çdo ditë me Kurtin në pushtet është një vit i humbur për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

BE-ja planifikon që “statusi” i urës së Ibrit të jetë në agjendën e takimit të radhës së dialogut Kosovë – Serbi.

Kurse, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, thotë se hapja e Urës nuk duhet të përfshihet në dialog me Serbinë, por ura duhet të hapet në dialog me ShBA-të dhe NATO-n.

Kastrati në një prononcim për GazetaBlic, thekson se Kurti ka rezistuar në çdo mënyrë dialogimin me miqtë amerikanë.“Hapja urës nuk duhet të përfshihet në dialog me Serbinë. Ura duhet të hapet në dialog me SHBA dhe NATO.

Mirëpo, problemi është që Kurti ka rezistuar në çdo kohë dhe në çdo mënyrë dialogimin me miqtë amerikanë. Ndoshta ky është plani i tij i fshehtë që ta dramatizojë këtë punë deri në atë masë sa që në Bruksel ta bëjë Vuçiçin hisedar për çështje të brendshme të Kosovës, siç edhe ka ndodhur më herët”, tha ai.

Tutje, Kastrati thekson se Kurti dëshiron që ta bëjë hapjen e urës vetëm si një simbolikë për t’i ushqyer ‘besimtarët’ e tij për vota dhe jo si një proces integrues për komunitetin atje.Sipas tij, nëse ndodh hapja e urës, do të jetë një situatë e njëjtë me atë të Liqenit të Ujmanit, ku thekson se pas hedhjes së bombës, notuesit e VV-së nuk shkuan më për not në Ujman, dhe njësoj do të ndodhë edhe me urën. Sipas Kastratit, do t’i kemi disa foto të militantëve të VV-së për disa ditë dhe pastaj ura nuk do të bëhet plotësisht funksionale për shkaqe sigurie.

“Nëse ky nuk është rasti, atëherë është e qartë se Kurti po e do me çdo kusht hapjen e urës vetëm si smbolikë për t’i ushqyer besimtarët e tij për vota, por jo si proces integrues për komunitetin atje. Ky pra e do si akt hapjen e urës, vetëm sa për ta parë militantët e tij të verbër që ura u hap, pavarësisht a do të mbetet funksionale përgjithmonë apo jo! Kjo do të ishte e ngjashme me situatën e notit 2-3 ditor në Ujman, ku pas hedhjes së bombës ata notuesit pehlivana të VV-së i mbushën brekët dhe nuk shkuan më për not në Ujman. Njëjtë ka me ndodhë me urën nëse hapet pa koordinim me NATO-n. Do të kemi 2-3 ditë foto çasti të militantëve të VV-së sikur të ishte një urë në Venedik dhe pas pak ditësh qarkullimi masiv me automjete do të reduktohet për shkaqe sigurie. Pra, nuk do të bëhet plotësisht funksionale”, shtoi Kastrati.

Ai thotë se kjo do të ndikojë në aspektin e sigurisë së ushtarëve amerikanë, ku dëmet do të jenë kolosale në relacion me partnerët perendimorë, të cilët mund të na ndëshkojnë për herë të dytë.

“Ndërsa, kjo do ta ndikojë aspektin e sigurisë të ushtarëve amerikanë ashtu siç na paralajmëroi ambasadori i SHBA-ve dhe dëmet do të jenë kolosale në relacion me partnerët tanë perëndimor, të cilët mund të na ndëshkojnë për herë të dytë. Aq i bën Kurtit për sanksione. Me rëndësi të vazhdojë me ju shit politika tallava, banale e primitive për disa grushta votash”, përfundoi Kastrati për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë