Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar punën në fushën e sundimit të ligjit në vend.
Ai përmendi dy raste nga të cilat u befasua me vendimet e marra.
Krahas kësaj, përmendin zbritjen e dënimit për serbin e dënuar për vrasjen e 13 civilëve dhe lirimin e biznesmenëve të cilët ishin përfshirë në rastin “Brezovica”, përcjell “Veriu.info”.
Pozhari ironizoi me këto raste, duke thënë se: sukses në fushën e sundimit të ligjit munda ta llogarisim “qat rastin e konfiskimit të lopës pa dokumente”.
Postimi i plotë
Po thonë që ka pas progres në sferën e sundimit të ligjit.
Veç me ju kallxu dy lajme të sotit:
1. Një serb i dënuar me 20 vite burg për pjesëmarrje në vrasjen e 13 civilëve në luftë, Gjykata e Apelit ia kish zbrit dënimin prej 20 në 15 vite.
2. Qata tre biznesmenët me shumë vila në Brezovicë, që të gjithë ishin liru sot.
Veç nëse e llogarisim sukses në fushën e sundimit të ligjit qat rastin e konfiskimit të lopës pa dokumente./Veriu.info












