Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Isa Mustafa flet pasi Konjufca e “falënderoi” për letrën e Mogherinit: Tani e ka radhën argatllëku i Albinit e Vjosës

14/05/2023 - 13:31
në Kryesore, Lajme
A A
Isa Mustafa flet pasi Konjufca e “falënderoi” për letrën e Mogherinit: Tani e ka radhën argatllëku i Albinit e Vjosës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë ditë më parë se letra të cilën Federica Mogherini, ia kishte dërguar ish kryeministrit Isa Mustafa, ku e siguronte se Asociacioni nuk do të përbënte nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, po i  ndihmon shumë Kosovës.

Madje, si rrallë herë, një zyrtar i lartë i VV-së ka thënë për Mustafën bravo i qoftë, sepse sot letra e Mogherinit po i ndihmon pushtetit aktual.

Në anën tjetër, ish kryeministri Mustafa ka thënë se do të ishte shumë normale që njerëzit ta thonë të vërtetën.

Askujt, sipas tij, nuk i ndihmon të vazhdojë të insistojë se Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar marrëveshjen për Asociacionin, të vitit 2013 dhe dokumentin e vitit 2015 si jokushtetuese.

“Atë mundesh me ua shitë “analfabetëve funksional” që s’lexojnë asnjë dokument sikurse edhe “xhonturqve” të LDK-së të martuar në VV, por jo njerëzve normal. Sepse, Gjykata ka thënë: Asociacioni do të themelohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013. Qartë”, ka thënë Mustafa për IndeksOnline.

Më tutje, ai ka thënë se Konjufca e ka kuptuar këtë dhe duke e anashkaluar pak bërthamën e çështjes, ka vlerësuar ekzistencën e letrës së Mogherinit.

“Ka bërë mirë. Sepse është gabim ta mashtrosh veten dhe të tjerët kur e di se as loja me fjalët “Vetmenagjim” apo “Asociacion/Bashkësi” nuk të ndihmon. Në vend të paradigmave është mirë të shfrytëzohet çdo mundësi që kërkesës tepër të madhe të ndërkombëtarëve për Asociacionin t’i gjindet një zgjidhje e cila nuk e cenon rendin kushtetues”, ka theksuar ish kreu i LDK-së.

Më tutje, ai ka thënë se atmosfera ka ndryshuar ta partnerët tanë.

“Vërej se deri tani ata kërkonin zgjidhje për Kosovën; tani po kërkojnë zgjidhje për serbet e Kosovës. Është një presion i paparë ndonjëherë. Ne mund të themi le të bëhet si të bëhet; ta thyejnë qafën këta që e krijuan këtë situatë me Veriun, por në fakt do të na thehet qafa të gjithëve nëse nuk punojmë bashkë dhe nuk shfrytëzohet çdo shteg për të dalë nga kjo situatë. Shteg është pika 2 e dokumentit 2015, që që ia pranon rolin Gjykatës Kushtetuese për  vlerësimin e Statutit të Asociacionit dhe të çdo ndryshimi të tij, që e ka nënshkruar dhe pranuar edhe Serbia. Sikurse  edhe letra e Mogherinit. Ne jemi munduar ta bëjmë tonën, si argat të Kosovës, e jo të Serbisë. Tani e ka rendin argatllëku i Albinit dhe Vjosës. Le ta tregojnë veten”, ka përfunduar Mustafa.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë