Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Isa Mustafa: Ata që e kërkojnë kthimin e Osmanit në LDK janë më shumë eksponentë të VV-së brenda LDK-së

08/03/2026 - 17:35
në Lajme
A A
Isa Mustafa: Ata që e kërkojnë kthimin e Osmanit në LDK janë më shumë eksponentë të VV-së brenda LDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, konsideron se ata që e kërkojnë kthimin e Presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më së paku janë eksponentë të LDK-së, duke theksuar se ata shumë më shumë janë eksponentë të Vetëvendosjes brenda LDK-së.

Këto komente, Mustafa i ka bërë në një prononcim për VOX Kosova, pasi që është pyetur për të komentuar qëndrimet e disa zyrtarëve të LDK-së për rikthimin e Osmanit në LDK, pas prishjes së raporteve të saj me Vetëvendosjen.

“Do thosha që ata që kërkojnë kthimin e Vjosës në LDK, më së paku janë eksponentë të LDK-së. Shumë më shumë janë eksponentë të VV-së të ndenjur në LDK”, tha ish-Kryetari i LDK-së për VOX-in.

Pasi që Vetëvendosja nuk e kandidoi edhe për një mandat si Presidente Vjosa Osmanin, edhe pse ajo kishte shprehur publikisht ambiciet edhe për një mandat në krye të shtetit, disa eksponentë të LDK-së u shprehën të gatshëm që ta pranonin rikthimin e Osmanit në LDK.

“LDK është shtëpi e madhe”, tha Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, më 4 mars, kur u pyet për rikthimin e mundshëm të Osmanit dhe nëse e njëjta do të bëhej pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Osmani ishte larguar nga LDK-ja në vitin 2021. Ajo kishte themeluar një iniciativë të quajtur Lista GUXO, në fillim të vitit 2021. Me këtë iniciativë, Osmani kishte bërë koalicion me Albin Kurtin, duke u bërë pjesë e listës së VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Në ato zgjedhje, Osmani kishte garuar për Presidente, ndërsa Kurti për Kryeministër. Pas fitores me mbi 50 për qind, binomi kishte marrë të dy pozitat.

Humbjen më të madhe në zgjedhjet e 2021-së do ta kishte LDK-ja. Kjo parti do të merrte rezultatin më të dobët në histori, rreth 13 për qind.

Për shkak të këtij rezultati të dobët, Isa Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i LDK-së.

Osmani ka pasur pozita kyçe në LDK. Madje, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ajo ishte mandatuar nga partia si kandidate për Kryeministre.

Në ato zgjedhje, Osmani ishte renditur e dyta, pas Kurtit.

Për shkak të marrëveshjes për bashkëqeverisje me VV-në, Osmani do të zgjidhej Kryetare e Parlamentit.

Çarja e Osmanit me LDK-në kishte filluar kur ajo kishte dalur kundër prishjes së koalicionit me VV-në, pasi që Albin Kurti, si Kryeministër, e kishte shkarkuar Agim Veliun e LDK-së nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, Osmani kishte dalur kundër formimit të Qeverisë së re nga bashkëpartiaku i saj, Avdullah Hoti.

Tags: Isa MustafaLDKVjosa Osmani

JU REKOMANDOJMË

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars
09/03/2026 - 17:58

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars. Vendimi vjen pasi kryeministri Albin Kurti e...

Më shumëDetails

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027
09/03/2026 - 17:23

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027  09.03.2026 16:52 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...

Më shumëDetails

Shpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet tek Çim Peka

Shpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet tek Çim Peka
09/03/2026 - 17:14

Presidentja Vjosa Osmani do të flasë sonte në “Çime Peka LIVE” në Syri TV në Shqipëri për “të vërtetat” e saj, siç ka paralajmëruar televizioni. Syri TV njoftoi...

Më shumëDetails

Ja cilët taksi e ngriten çmimin nga 0.70 në 1 euro

Ja cilët taksi e ngriten çmimin nga 0.70 në 1 euro
09/03/2026 - 16:55

Taksistët e njohur si “1-shat”, që operojnë në linjën Prishtinë–Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin e udhëtimit nga 0.70 euro në 1 euro. Vendimi është marrë për shkak të...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit

Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit
09/03/2026 - 16:33

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot ka inicuar një rast penal lidhur me kërcënimet ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Rasti ka të bëjë me veprën...

Më shumëDetails

Gashi: President më i mirë se Osmani ka qenë vetëm Rugova, Deklaratat e Adriana Matoshit janë “katastrofë” (Video)

Gashi: President më i mirë se  Osmani ka qenë vetëm Rugova, Deklaratat e Adriana Matoshit janë “katastrofë” (Video)
09/03/2026 - 16:31

Avokati Tomë Gashi ka folur në emisionin e “Kosova Live” në T7 lidhur me mospropozimin e emrit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, si kandidate për presidente të ardhshme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    262 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ndërtonte në kundërshtim me ligjin, Inspektorati i Punës gjobit rëndë biznesmenin Astrit Çitaku, që njihet për afërsinë ne Sami Lushtakun pas vizitës ‘misterioze’ në Libi

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Eskalon situata në Podujevë, kërset boksi në një furrë buke (Video)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë