Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Isa Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

22/09/2026 - 15:45
në Kryesore, Lajme
A A
Isa Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për çështjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vlerësuar se themelimi i tyre ishte rezultat i akuzave të ngritura në raportin e Dick Martyt dhe dokumentet e Këshillit të Evropës.

Pas vendimit të 16 shtatorit ku Gjykata Speciale iu shqiptoi 81 vite burgim 4shes në Hage, ndaj Hashim Thaçit 25 vite burgim, Jakup Krasniqit 25 vite burgim, Kadri Veselit 18 vite burgim dhe ndaj Rexhep Selimit 13 vite burgim, reagime të shumta pati në publik si nga fytyrat publike, por edhe nga qytetarë të shumtë.

Në një prononcim për lajmi.net, ish-kryeministri Isa Mustafa ka rikujtuar rrethanat në të cilat Kosova vendosi të themelonte Dhomat e Specializuara, duke theksuar se institucionet kosovare, sipas tij, kishin zgjedhur përballjen me drejtësinë ndërkombëtare duke pasur besim në sistemet juridike perëndimore.

Mustafa është ndalur veçanërisht te akuzat për trafikim të organeve njerëzore, të cilat i konsideron ndër arsyet kryesore që çuan në krijimin e kësaj gjykate. Ai ka thënë se Kosova mund të mos e themelonte atë, por se në atë periudhë kishte marrë paralajmërime nga partnerët strategjikë se, në një rast të tillë, një mekanizëm i tillë do të mund të krijohej nga Kombet e Bashkuara.

“Dhomat e soecializuara në Hagë janë themeluar si pasojë e akuzave morbide për trafikim të organeve njerëzore, të përmbajtura në raportin e Dick Martit dhe dokumentin e Këshillit të Evropës. Kosova e bindur se nuk qëndron as njëra as tjetra e ka pranuar sfidën e përballjes me drejtësinë ndërkombëtare. Do të mund të mos e themelonte Gjykatën speciale, por në atë kohë Kosovës iu tërhoq vërejtja nga partnerët e saj strategjik, se nëse ajo nuk e themelon këtë gjykatë, atëherë do ta themelojnë Kombet e Bashkuara”, tha Mustafa për lajmi.net

Sipas Mustafës, vendimi për themelimin e Dhomave të Specializuara duhet parë në kontekstin e rrethanave të asaj kohe dhe të besimit që Kosova kishte në drejtësinë ndërkombëtare perëndimore.

“Vendimi i Kosovës ka qenë i përgjegjshëm dhe madhor , sepse kishte besim në drejtësinë perëndimore dhe jo në drejtësinë që Rusia, Kina etj do ta ndanin për pjesëtarët e UÇK-së”.
“Është e nevojshme që edhe tani të sillemi në nivelin e përgjegjësisë në kontekstin e rrethanave dhe motiveve që shkaktuan themelimin e saj. Të vlerësojmë se kanë rënë poshtë akuzat për trafikim të organeve njerëzore dhe ato për krime kundër njerëzimit, që qëndronin si damkë e zezë për Kosovën dhe UÇK-në”, tregoi ai.

Ai gjithashtu ka deklaruar se, në rrethanat aktuale, çështja e Dhomave të Specializuara duhet të trajtohet në mënyrë juridike dhe politike, pa u udhëhequr nga emocionet. Në këtë kuadër, Mustafa ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë të institucioneve të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çështja e Dhomave të Specializuara meriton trajtim joemocional, juridik dhe politik. Fati i tyre duhet të trajtohet dhe të zgjidhet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e BE-së dhe SHBA-ve. Njerëzit që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e tani të gjykuar në Hagë nuk mund të shndërrohen në peng të veprimeve të pakoordinuara në Kosovë, apo të mungesës së vullnetit për ti dhënë udhë drejtësisë”, tha ish-kryeministri i Kosovës.

Një pjesë e rëndësishme e deklarimit të tij lidhet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Mustafa ka përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke argumentuar se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për atë që ai e përshkruan si ndriçim të drejtësisë dhe mbrojtje të së vërtetës rreth luftës së UÇK-së.

“Konsideroj se aktualisht Kosova nuk ka çështje më të rëndësishme dhe më të madhe sesa betejën për të argumentuar se lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, se drejtuesit e saj, z. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqu, Rexhep. Selimi, padrejtësisht trajtohen si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Prandaj do duhej të kapërcehen situatat dhe çështjet që janë larg më të vogla se këto, jo të pa rëndësishme, siç janë se a u konstituua Kuvendi në kohë apo jashtë kohe, por të mblidhen institucionet, të veprojnë me sinergji dhe të punojnë për ndriçimin e drejtësisë. Sepse këtu nuk është në pyetje fati i katër luftëtarëve të lirisë, të cilët e kishin lidhur fatin e tyre të vdesin për Kosovën, por është në pyetje fati i historisë së Kosovës dhe drejtësisë në të cilën ajo ka besuar”, tha ai.

Mustafa ka bërë thirrje që subjektet politike në Kosovë të bashkohen rreth kësaj çështjeje dhe të përdorin kapacitetet juridike e institucionale vendore, por edhe ekspertizën ndërkombëtare. Ai ka kërkuar gjithashtu që Qeveria të sigurojë mbështetjen e nevojshme financiare për këtë angazhim.

Në fund, Mustafa u është referuar edhe protestave dhe reagimeve të qytetarëve, duke kërkuar që institucionet ta marrin parasysh zërin e tyre dhe të veprojnë në mënyrë të koordinuar.

“Subjektet politike të bëhen bashkë në këtë çështje, të shfrytëzojnë tërë kompetencën e brendshme të dijes juridike dhe institucionale si dhe atë ndërkombëtare me përkrahje të nevojshme financiare të qeverisë. Ta dëgjojnë zërin e mijëra qytetarëve që këto ditë po e shprehin qëndrimin e tyre”, tha ai.

Kujtojmë se, Gjykata Speciale në Hagë i gjeti fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për katër nga dhjetë pikat e aktakuzës, ato që kishin të bëjnë me krime lufte, ndërsa akuzat për krime kundër njerëzimit u rrëzuan.

Isa Mustafa ishte i pranishëm në Kuvendin e Kosovës kur u votua Gjykata Speciale më 3 gusht 2015, duke mbajtur pozitën zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ishte kryeministri Mustafa ai që prezantoi dhe arsyetoi para deputetëve amendamentin kushtetues numër 24, i cili i hapi rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Mustafa u bëri thirrje publike deputetëve që ta votonin këtë ndryshim, duke argumentuar se Kosova duhet të përmbushte këtë detyrim ndërkombëtar për të shmangur ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

JU REKOMANDOJMË

Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje

Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan, detaje
22/09/2026 - 15:34

MINT ka njoftuar se, ekipet inspektuese të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditës së sotme, kanë realizuar inspektime në subjekte ekonomike në rajonet e Prishtinës...

Më shumëDetails

Andin Hoti: E vërteta historike për luftën çlirimtare është e pamohueshme

Andin Hoti pas aktgjykimit në Hagë: Ku është drejtësia për mijëra viktimat shqiptare?
22/09/2026 - 15:13

E vërteta historike për luftën çlirimtare është e pamohueshme. Kështu është deklaruar Andin Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, me rastin e 28 vjetorit të...

Më shumëDetails

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
22/09/2026 - 14:58

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i tha korrespondentit të Fox News për çështjet e jashtme se është në një “fazë vendimmarrjeje” dhe se “gjëra shumë të rëndësishme” do...

Më shumëDetails

“LIRIA KA EMËR” kërkon të thirret një mbledhje Kosovë-Shqipëri për ish-krerët e UÇK-së

“LIRIA KA EMËR” kërkon të thirret një mbledhje Kosovë-Shqipëri për ish-krerët e UÇK-së
22/09/2026 - 14:55

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka kërkuar angazhim dhe koordinim të institucioneve të Kosovës, pas shpalljes së aktgjykimit dënues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep...

Më shumëDetails

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi
22/09/2026 - 14:11

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet  kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së. Rama, ka komentuar protestën e mbrëmshme, duke thënë...

Më shumëDetails

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë
22/09/2026 - 14:01

Milazim Thaçi, i mbijetuari i Masakrës së Izbicës, i ftuar në T7, ka folur për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK’së. Ai ka thënë se përveç tij, krejt Kosova...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend: Fillimisht presim që Kushtetuesja të vendos për konstituimin e Kuvendit

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë