Marigona Berisha, e cila në kohën e qeverisjen së LDK-së ishte asistente e Avdullah Hotit ka komentuar shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti dhe anëtarëve të delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tha se kjo vizitë ia përkujtoi përvojën e saj me ish-kryeministrin Avdullah Hoti, gjatë kohës së tij si ministër.
“Kjo vizite e Kurtit ne SHBA ma kujtoi pervojen time me Avdullah Hotin, gjate kohes sa ky ishte minister i financave, ndersa une asistente e tij. Ne ate periudhe jam marre edhe me rezervime te hoteleve dhe te biletave”, shkroi Berisha në Tëitter.
Ajo gjithashtu tha se edhe pas përzgjedhjes së çmime më të volitshme, Hoti gjatë kohës sa ishte ministër i shikonte vetë dhe i analizonte ato çmime.
“Pa dashte me tingellu patetike, ama po e them pa modesti – te ndaluar e kam pase me shiku suita te hoteleve ose bileta te klasit biznes. Edhe pas perzgjedhjes se cmimeve ma te volitshme, serish ish-ministri i shihte e i analizonte vete”, ka shtuar ajo.
Gjithashtu ajo përmendi edhe problemin kyç që kishte pasur me Hotin si ministër.
“Hjeken ma te madhe e kisha kur m’i ndërronte datat shpesh, sepse donte qe te qendronte pak dite duke e mbingarkuar agjenden me takime, me qellim te kursimit te financave. Khuu, cfare stresi ma jepte”, ka shkruar Marigona Berisha.












