Analisti politik Abbas Gallyamov, person i cili dikur shkroi fjalimet e presidentit Putin, ka bërë një paralajmërim të fortë për grusht shteti.
Sipas Gallyamov, rusët do kërkojnë dikë si fajtor për humbjet e mëdha të shkaktuara në luftën në Ukrainë, e më tej problemet ekonomike nga sanksionet e Perëndimit, shkruan CNN.
“Ekonomia ruse është në kolaps. Lufta është e humbur. Gjithnjë e më shumë të vdekur po kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë një arsye se pse po ndodh kjo”, është shprehur Gallyamov.- Advertisement –
Më tej analisti paralajmëron se Putin mund të anulojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara në mars të 2024.
Sipas Gallyamov, rusët nuk kanë nevojë për të, ndërsa Putin mund të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të anulojë zgjedhjet.