Ish-deputet i GUXO-s, Burim Meta, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka përshëndetur dorëheqjen e Haxhi Avdylit, deputet i GUXO-s.
Meta ka kritikuar ashpër Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, bashkëkryetarë të GUXO-s.
“E dyta, këto veprime të dënueshme nxorrin në pah mungesën e njerëzillëkut, etjen për pushtet dhe karakteret e dobëta e aspak parimore të znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci. Këta të dy sot mund të mbajnë pozita, por as dje, as sot, e as në të ardhmen nuk do të mbahen mend për burrëri e njerëzillëk. Vjosa që të dy këta i nxorri nga mbeturinat dhe i krioi politikisht” – ka shkruar Meta.
Postimi i plotë:
Reagim dhe tre gjëra për t’i thënë:
E para, deklarata kundër Presidentes, znj. Vjosa Osmani, se po të ishte në Turqi do të pushkatohej, është tejet serioze dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për znj. Osmani, sepse mund të nxisë reagime reale vrastare ndaj saj. Andaj, vetëpërmbajtja është domosdoshmëri në situata të tilla.
Lutem që të mos ketë asnjë veprim dhune ndaj askujt në këtë vend, sado që mendime të dhunshme e vrastare mund të fshihen në mendjet e mendjelehtëve.
E dyta, këto veprime të dënueshme nxorrin në pah mungesën e njerëzillëkut, etjen për pushtet dhe karakteret e dobëta e aspak parimore të znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci. Këta të dy sot mund të mbajnë pozita, por as dje, as sot, e as në të ardhmen nuk do të mbahen mend për burrëri e njerëzillëk. Vjosa që të dy këta i nxorri nga mbeturinat dhe i krioi politikisht.
E treta, edhe pse mbase me pak vonesë, por gjithsesi një veprim tejet i duhur dhe sipas meje njerëzor është dorëheqja e deputetit z. Haxhi Avdyli nga GUXO. Të lumtë, mik!
