
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se SHBA-ja e përkrah planin trepikësh të BE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Këtë ia ka bërë të ditur mbrëmë në bisedat telefonike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Kam folur me kryeministrin kosovar Albin Kurti për të kërkuar shtensionimin në veri të Kosovës dhe kthimin e menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani trepikësh i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Ndërsa, Vuçiqit ai i ka thënë se ka mirëpritur lirimin e tre policëve kosovarë nga autoritetet e Serbisë.
Plani trepikësh i BE-së parasheh shtensionimin e situatës, zgjedhjet e reja dhe rikthimin në dialog të Kosovës dhe Serbisë.
Lidhur me këtë, se a duhet të merret parasysh kjo kërkesë nga Kurti, ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se s’ka rrugë tjetër përveç dialogut dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit












