Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhjen me qeverisjen e lëvizjes Vetëvendosje.
Deda tha se “nuk e kuptoj se pse një qeveri që i ka 51% të votave dëshiron t’ia shkrutoj vetes mandatin”.
“Nuk e kuptoj pse një qeveri që e ka përkrahjen e 51%, dëshiron me i’a shkurtu mandatin vetes tash kur duhet të jetë një lloj kurorëzimi i punëve të saj. Pas gati 3 vite e gjysmë, nuk e kom të qartë nuk kam shpjegim, çka po shoh krejt është që shpejt u kriju një frymë parazgjedhore në Kosovë, dhe lajmi i djeshëm që e kemi Bedri Hamzën për kryeminstër është një lajm mjaft interesant, sepse tregon që ekonomia do të jetë tema qendrore në zgjedhjet e ardhshme. Po e shoh që LDK-ja dhe PDK-ja po mundohen ta kthejnë diskutimin në ekonomi dhe shpresoj që do të kenë sukses. Është koha e fundit që kjo Kosovë ne këtë shekull që na jetojmë me gjitha këto probleme që ka të ulet dhe të diskutojë për zhvillim të vet”, tha ai raporton Gazeta Blic.
Ish deputeti Deda, njëherësh njohës i çështjeve politike, ka folur edhe në lidhje me çështjen e dinarit.
Ai tha se nuk mund të hasësh në mirëkuptim tek askush kur një popullatë e tërë mbetet pa të ardhura.
“Nuk mundesh me has mirëkuptim te askush nëse një popullatë e tërë mbetet pa të ardhura, nëse nuk i ke tregu si do ti merr të ardhurat e tyre, të cilat i takojnë, sepse kjo është qëndrimi politik i vendeve përëndimore të institucioneve të Kosovës, me një popullatë po sillen keq. Kjo është e pakapërdishme për vendet perendimorë”, tha Deda.













