Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-drejtori i Policisë: Do ketë protesta tjera nga serbët për dinarin, duke përdorur krizën humanitare do krijojnë tensione të reja në veri

13/02/2024 - 20:01
në Lajme
A A
Ish-drejtori i Policisë: Do ketë protesta tjera nga serbët për dinarin, duke përdorur krizën humanitare do krijojnë tensione të reja në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Serbët protestuan të hënën në Mitrovicën e veriut, e thirrur nga Lista Serbe.

Protestuesit ishin nga të gjitha komunat ku jetojnë komuniteti serb.

Ata kundërshtuan vendimin e Qeverisë për përjashtimin e dinarit serb me parullat “Evropa hapi sytë, pensionin tërë jetën e kam marrë e merituar, nuk ia jap Kurtit”.

Rreth 1 mijë e 800 persona dolën në protestë, nuk pati ndonjë incident, njoftoi Policia e Kosovës pas përfundimit të ngjarjes.

“Janë detyruar të dalin të gjithë në protestë të cilët marrin paga nga Serbia, në veçanti pensionistët”.

Kështu po thotë për Front Online ish-drejtori i Policisë, njëherit anëtar në Komisionin për Siguri, Rashit Qalaj.

Protestat e grafitet nga serbët, Qalaj i ka quajtur propagandë e orkestrim nga Beogradi.

Ish-drejtori i Policisë thotë se Vuçiqi në Këshillin e Sigurimit vendimin e BQK-së e paraqiti si çështje humanitare.

“Në fjalimin e Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit ai është munduar të paraqes vendimin e BQK si një vendim që mund ta atakoj çështjen humanitare të Serbisë. Disa fjalime që janë dëgjuar nga pjesëmarrësit në atë protestë ata kanë cilësuar që në veri mungon ushqimi serb, barnat serbe nëse ka mungesë mund të flitet për barna e jo serbe është propagand e orkestrime nga Beogradi”, thotë Qalaj.

Ish-drejtori i Policisë, njëherit edhe deputet i PDK-së, Rashit Qalaj ka folur për Front Online lidhur me situatën në veri pas vendimit të BQK-së për dinarin.

Qalaj tha serbët nuk do të ndalën me një protestë do vazhdojnë në qytetet tjera.

Ai thotë se duke përdorur krizën humanitare do krijojnë tensione të reja në veri.

“Protestat e tilla do të organizohen edhe në pjesët e tjera si Graçanic e Shtërpcë pasi duke u bazuar edhe në deklaratën e sotshme të Listës Serbe e cila i dënon gjoja ato akte që sipas tyre i ka bërë dikush tjetër e jo Lista Serbe e populli i tyre në mënyrën indirekte mundohen ti sulmojnë institucionet e Kosovës gjoja po manipulojnë. Serbët janë duke bërë përpjekje që duke përdorur krizën humanitare të krijojë tensione të reja jo vetëm në veri po edhe në pjesët e tjera të Kosovës”, thotë Qalaj.

Në veri të Mitrovicës janë vendosur disa grafite me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”. Grafite të ngjashme janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

KFOR’i vëzhgoi protestën për dinarin në Mitrovicë.

Nga KFOR-i reaguan duke thënë se “jemi reaguesi i tretë, koordinohemi me Policinë dhe EULEX’in”.

KFOR-i rithekson se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë